Modelja Porsche Thomas, e cila së fundmi lindi binjakë, postoi fotografinë më të mrekullueshme të barkut me bikini, në Instagram teksa pushonte në pishinë, ende 35 javëshe shtatzanë.
“Mbetën vetëm dy javë për mua dhe këta djem para se të bëjnë debutimin e tyre. Çfarë çmendurie e ngazëllimi dhe sa shumë nervoze”.
Por për fat të keq, nuk kaloi shumë kohë kur një lumë kritikash negative në komente treguan se ngacmojnë modelen nënë për ngjyrën e barkut të saj.
“Kurrë nuk kam parë një grua kaq të zezë”, shkroi dikush.
“Pse barku yt është kaq i errët”, pyeti një tjetër.
Dhe nga një e tretë: “Unë e di dhe kam njerëz të zinj në familjen time dhe ato kanë mbetur shtatzanë, por barku i tyre kurrë nuk është dukur i tillë”.
Çfarë?! Pse kaq shumë urrejtje? Dhe këto ishin komentet e turpshme. Të tjerët vazhdonin me pasthirrma, përcaktime si “e pështirë”, “sa keq dukesh”, etj.
“Ndërsa disa prej jush kanë qenë në komentet e mia duke kritikuar ngjyrën e errët të barkut tim dhe mua, në një kohë që duhet të ishte festive, unë kam qenë duke shijuar jetën, duke rritur këto dy krijesa, duke bërë dy mrekulli dhe shpresoj të nxihem edhe më shumë”, – ka qenë reagimi mbresëlënës i nënës në pritje, që u ka mbyllur gojën gjithë kometuesëve keqdashës.
Lexo edhe: 5 keshilla per te nxitur levizjet e femijes ne barkun e nenes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu