Inkurajojini fëmijët tuaj të ndalojnë së fajësuari dhe të fillojnë të pranojnë përgjegjësitë.
Shpesh ndodh që fëmija juaj në mënyrë të shpejtë të fajësojë të tjerët për çfarëdolloj gjëje qoftë. Madje edhe nëse ai merr një notë të keqe në klasë, me siguri do të thotë se ka ndodhur për shkak se një fëmijë nuk pushonte së foluri me të.
“Fëmijët e kësaj moshe nuk e kuptojnë dot që çdo njeri mund të gabojë. Të fajësosh dikë tjetër është një mënyrë e thjeshtë të shmangësh pasojat negative”,- thotë psikologu Kate Roberts, nga Boston. Këto këshilla të zgjuara do ta ndihmojnë fëmijën tënd nga “nuk isha unë!”, të mësojë nga veprimet e tij.
Lidhni pikat
Ndihmo fëmijën tënd të bëjë lidhjen mes veprimeve dhe pasojave të veprimeve në jetën reale. Për shembull, sugjeron Rachel Robertson, drejtori i edukimit dhe zhvillimit në Bright Horizont Family Solution në Watertown, Massachusetts. Për shembull ti mund të thuash se për shkak se studiove shumë, more një note 10 në provimin e drejtshkrimit. Ose sapo hodhe në një pellg, këpucët e tua janë të lagura. Ju mund t’i kërkoni atij të mendojë për një shkak ose efekt për situata të caktuara.
Sa më shumë përvojë të ketë që të identifikojë shkaqet dhe efektet aq më e lehtë do jetë të punojë përmes dialogut të brendshëm para dhe pas veprimeve të tij.
Bëja ndershmërinë sa më të lehtë
Nëse dëshironi që fëmija juaj të vijë te ju me të vërtetën (ose ta pranoni atë kur ju kërkohet), përpiquni ta ruani qetësinë për sjelljen e tij të dobët, sugjeron Philip Dembo.
Le ta dijë që të gjithë bëjnë gabime dhe ajo që ka shumë rëndësi është fakti që ajo është e vërtetë, mëson nga situata dhe përpiqet të korrigjojë gabimet e saj. Pastaj, diskutoni se çfarë ajo mund të kishte bërë ndryshe, si mund ta bëjë më mirë dhe çdo pasojë. Mos harroni të lavdëroni ndershmërinë e saj.
Zbatoni rregullat
Sigurisht, disa gjëra të na dalin nga kontrolli me raste. Për të qenë përgjegjës ai duhet të mësojë të pranojë pasojat e fjalëve, veprimeve dhe mendimeve të tij die mënyra e vetme që ai mund ta bëjë një gjë të tillë është dhe disiplinën, shprehet Dr.Dembo.
Mbani gjurmët e progresit
Për ta bërë mësimin afatgjatë, kthejeni në një sfidë. Tregoji fëmijës që të fillojë javën me 5 pikë dhe sa herë që përpiqet të shfajësohet apo të fajësojë të tjerët, ajo humbet 1 pikë.
Nëse vajza e arrin gjatë javës pa marrë 0 pikë, shpërblejeni me një udhëtim ose 30 minuta para shtratit një natë.
Çfarë është disiplina pozitive?
Disiplina pozitive do të thotë të respektosh të dëgjosh dhe të shpërblesh sjellje të mirë me dashuri. Ndiqni këto udhëzime për të ndiihmuar fëmijët që të mësojnë nga gabimet.
Lexo më shumë: Fëmijës i merret goja? Nëse e trajtoni para kësaj moshe mund të shërohet

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu