Shumë prindër e dinë mjaft mirë që largimi i shikimit nga fëmija qoftë edhe vetëm për të bërë një dush apo për të ngrënë diçka të lehtë mund të bëhet shkak për një ankth të akumuluar nga shkëputja. Edhe nësë partneri apo edhe kujdestarja është i pranishëm fëmijët mund të humbasin qetësinë e tyre. Një nënë nga Japonia e quajtur Fuki Sato ka zbuluar një truk gjenial që duket si një fitore për këtë problem të përbashkët. Një karton të ngjashëm me të. Burri i Satos e prezantoi së fundmi në Twitter, ku arriti më shumë se 47 mijë ripostime dhe 123 pëlqime.
Në postimin e tij në Twitter, burri i Satos, me emrin Sato Nezi, shkruan se djali 1 vjeç qan sapo nëna e tij largohet nga dhoma.
“ Si një kundërmasë, unë eksperimentova me atë se çfarë mund të ndodhë nëse krijoja një panel me madhësi të jetës”- tha ai në Japoni duke shkëmbyer fotografi të prerjeve të kartonit në njërën prej të cilëve qëndronte Sato i ulur dhe në tjetrin një klip i adhurueshëm Sato largohej qetësisht në dhomën me kartonin e prerë ndërsa djali i saj luan akoma me babanë e tij.
“Si rezultat nuk ndihet për rreth 20 minuta”, shkruan babai krenar.
Prindërit kudo në internet po fillojnë ta duan trikun e Satos. Një punonjëse e kujdesit për fëmijë bëri një gjë të ngjashme, duke shkruar se vogëlushët e ndjekin atë jashtë dhomës, kështu që ajo filloi të vendoste një foto të fytyrës së saj në një tollumbace për t’i mbajtur më të përmbajtur.
Sigurisht, nuk është kurrë e këshillueshme lënia e një fëmijë të vogël të pavëmendshëm , por në rastin e Satos, ku një tjetër i rritur është i pranishëm, duke u mbështetur në një ngjashmëri të pajetë të vetes tuaj për të shërbyer si përfaqësuesi juaj duket si një mënyrë e shkëlqyer për të marrë pushimet e nevojshme dhe të merituara.
Lexo më shumë: Të jemi prindër, të vërtetat dhe mitet e këtij koncepti
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu