“Heshteni atë majmun”, mësohet të kenë thënë pacientët në dhomën e urgjencës së spitalit Sondrio ndërsa një vajzë 3 muajshe me origjinë nigeriane humbi jetën nga një atak në zemër më 14 shtator. Ajo që provokoi pacientët ishin klithmat e dëshpëruara të nënës së vajzës, një 22 vjeçare.
Ata e quajtën gjithë rënkimin e vajzës “rit satanik”, ose thjesht traditë afrikane, por në fakt ishte dhimbja e pafundme e një nënë që sapo kishte humbur vajzën e saj 3 muajshe.
Sipas tyre humbja e një fëmijë nuk është aq e rëndësishme për afrikanët, sepse në fund të fundit ata bëjnë një në vit. Pritën të vizitoheshin ndërkohë që ai ‘majmun’ rënkonte nga dhimbjet në korridorin e spitalit. Fëmija lindi më 22 korrik, kur arriti në spital nuk merrte më frymë, ajo që e mbante në krahë ishte nëna e tij, një vajzë nigeriane e lindur në 1997.
Dëshmia e mësueses- Gjatë pasdites, më pas, gjatë manifestimeve në Sondrio, Francesca Gugiatti, mësuese e një shkolle fillore në Komunën e Montagna në Valltellina, ka treguar publikisht frazat raciste drejtuar një nënë të shkatërruar nga dhimbja, që i ka dëgjuar së bashku me nënën. Denoncimi publik mendohet të jetë bërë nga faqja Sondrio Today përmes faqes së grupit “Sardine Provinca di Sondiro”.
Kryebashkiaku i Sondrio: Jam i heshtur përballë dhimbjes së një gruaje që sapo ka humbur vajzën. Në mesin e polemikave në rrjetet sociale mësohet të ketë folur edhe kryebashkiaku i provincës së Sondrios, Marco Scaramelllini. Qytetari i parë i qytetit italian ku ndodhi dhe ngjarja ka reagur në Sondrio Today. “Me siguri që komuniteti i qytetit do të jetë më pranë një familje të goditur kaq rëndë, ashtu siç ndodh gjithmonë në raste të tilla.”-është shprehur ai.
Burimi: tgcom24.mediaset.it
Lexo më shumë: Në kopsht e quajnë “jashtëqitje”, diskriminimi i vajzës me ngjyrë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu