Ja tre ide te thjeshta per dreken e femijeve tuaj:

Tost me avokado
Përbërësit:
- 2 feta buke për tost;
- 1 avokado;
- 1 lugë kafeje lëng limoni;
- 1 lugë kafeje vaj ulliri;
- pak piper të kuq;
- pak kripë.
Përgatitja:
- Bëni bashkë gjithë përbërësit (përveç avokados).
- Thekni bukën aq sa të dëshironi.
- Ndërsa avokadon qërojeni nga lëkura dhe shtypeni me pirun. Shtoni përbërësit e tjerë që bashkuat.
- Ndajeni në dy pjesë për të lyer dy fetat e bukës.
- Konsumojeni menjëherë.

Supë pule me makarona
Përbërësit:
- 2 lugë vaj ulliri;
- 2 qepë mesatare të prera;
- 3 karota mesatare;
- 3 degë selino, e prerë në copa të trasha;
- 1 pulë;
- 1 koncentratë pule;
- pak ujë të ftohtë
- pak majdanoz;
- 3 degë trumzë;
- 1 gjethe dafine;
- kripë;
- piper të zi;
- 2 filxhanë makarona noodle.
Përgatitja:
- Nxehim vajin dhe shtojmë qepët, karotat dhe selinonë. I trazojmë herë pas here dhe i lëmë në zjarr për 10 minuta.
- Presim pulën në copa dhe e shtojmë në tigan së bashku me koncentratën. Shtojmë ujë derisa përbërësit të mbulohen.
- Kur të jetë trashur lëngu, shtoni majdanozin, trumzën dhe gjethen e dafinës.
- Ulni nxehtësinë, lëreni në zjarr të ngadaltë pa kapak.
- Hiqeni nga zjarri dhe largoni erëzat. Shtoni makaornat dhe lërini të ziejnë edhe për 10 minuta. Shtoni edhe kripë e piper.

Sallatë me spinaq e luleshtrydhe
Përbërësit:
- gjysmë luge fara susami;
- 1 tas me gjethe spinaqi;
- 1 tas me luleshtrydhe të freskëta;
- gjysmë filxhan vaj ulliri;
- 2 lugë verë të kuqe;
- 1 lugë sheqer;
- pak pluhur hudhre;
- pak pluhur qepe;
- pak mustardë.
Përgatitja:
- Në një tas të thellë vendosni spinaqin dhe farat e susamit. Ndani luleshtrydhet në 2-3 pjesë. Shtojini tek spinaqi dhe vendosni në frigorider.
- Gjithë përbërësit e tjerë bashkojini me mikser dhe vendosin iedhe ato në friorifer.
- Më pas shtojani sallatës së spinaqit kur ta shërbeni.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu