Nëse nuk dilni në takime romantike gjatë adoleshencës, mund të keni aftësi më të mira sociale dhe emocionale

Adoleshentët shpesh inkurajohen të fillojnë të dalin herët nëpër takime, që në adoleshencën e tyre, në mënyrë që të takojnë njerëz të rinj dhe të mësojnë më shumë për veten dhe të tjerët.




0 0

Studimet kanë treguar se për një në tre adoleshentë dashuria e tyre e parë është një prezantim me abuzimin fizik, emocional ose seksual. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se ka arsye të tjera pse adoleshentët nuk duhet të dalin në takime romantike – ata kanë tendencë të jenë më pak në depresion se moshatarët e tyre dhe të kenë aftësi më të mira sociale.

Nuk duhet të dalin fare ose të dalin rrallë

Studimi, botuar në Gazetën “The Journal of School Health”, zbuloi se adoleshentët që nuk ishin në marrëdhënie romantike gjatë shkollës së mesme kishin aftësi sociale më të mira dhe më pak depresion.

Studiuesit morën nën shqyrtim studentët e klasës 10, të cilët raportuan takime romantike të rralla ose thanë që nuk kishin fare të tilla dhe u vërejt se aftësitë e tyre emocionale dhe sociale ndryshonin nga bashkëmoshatarët që dilnin në takime të tilla më shpesh.

Më pak gjasa për depresion nëse nuk ka takime romantike

Megjithëse rezultatet e marrëdhënieve pozitive të vetë-raportuara me miqtë, në shtëpi dhe në shkollë nuk ndryshojnë midis atyre që përjetojnë dhe atyre që nuk përjetojnë lidhje romantike, sipas mësuesve, studentët që nuk dalin në takime të tilla kishin dukshëm aftësi sociale dhe aftësi drejtuese më të mira se sa bashkëmoshatarët.

Gjithashtu këta adoleshentë kishin më pak gjasa për t’u prekur nga depresioni. Shkalla e depresionit ishte më e ulëta në grupin që nuk dilte në takime romantike.

“Si përmbledhje, kemi zbuluar se studentët që nuk dalin në takime romantike po bëjnë mirë dhe thjesht po ndjekin një trajektore zhvillimi më të ndryshme dhe të shëndetshme sesa shokët e tyre që dalin”, thanë studiuesit.

Këta të fundit theksuan se mungesa e takimeve dhe eksperiencave romantike në këtë periudhë mund të jetë pjesë e një zhvillimi normal dhe të shëndetshëm, pa u shqetësuar për mospërfshirjen sociale të të rinjve.

Adoleshentët duhet të kenë lirinë individuale të zgjedhin nëse duan të dalin ose jo dhe secili opsion duhet të jetë i pranueshëm.

Lexo edhe: Problemet e lekures ne adoleshence






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X