Nëse ditën e djeshme keni ndier tmerrin nga tërmeti në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, me siguri do ta vlerësoni më shumë gjestin e kësaj doktoreshe në maternitetin “Mbretëresha Gerldinë”.
Shumë bebe të shtruara në repartin e terapisë intensive, pas tërmeteve u zhvendosën në një ambient të katit të parë të SUOGJ. Por një bebe ishte e pamundur ta zhvendosej, pasi rrezikonte.
Një mjeke dhe dy infermiere kanë qëndruar pranë foshnjës së vogël në katin e katërt të maternitetit, pavarësisht lëkundjeve nga tërmeti.
“Pune heroike e personelit te SUOGJ” Mbreteresha Geraldine “ ne perballimin e emergjences shkaktuar nga termeti ! Te gjithe bebet e shtruara ne repartin e terapise intensive te neonatologjise u zhvendosen ne nje ambjent ne katin e pare per siguri maksimale. Vetem Nje beb qe ka lindur ne dt 18.09.19 me peshe 1850 gr, nuk duhej te zhvendosej , sepse rrezikonte.
Dr . Shaje Isufi se bashku me dy infermire te ketij sherbimi , kane ndenjur me te ne repart dhe e kane asistuar cdo moment , megjithe lekundjet e termetit. Mirenjohje per punen e gjithesecilit nga personeli te SUOGJ” Mbreteresha Geraldine” qe punuan me perkushtim. Kjo eshte shendetesia qe duam. Ne rradhe te pare humanizem , perkushtim dhe vetmohim.”shkruhet në njoftimin e spitalit.
Ndërsa këtë mëngjes, një nënë e re, Sabina, e cila ka sjellë në jetë bebin e saj Emily në orën 03:40, shprehet tejet falenderuese e mirënjohëse që stafi u kujdes për të pavarësisht lëkundjeve që nuk rreshtën.
8 lindje ka pritur stafi nga momenti që nisi tërmeti i parë e deri tani kur lëkundjet s’kanë të ndalur.
Ndoshta ky është momenti kur duhet t’i falenderojmë më shumë ata që përpiqen për të na shpëtuar jetën çdo ditë.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu