Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit në datën 4 korrik, pra rreth dy javë më parë, por vetëm ditën e sotme u bë publike.
Policia thotë se vajza e mitur dhe dy djemtë 16 dhe 13 vjeç kanë qenë fëmijë nga e njëjta lagje, por ngacmimi dyshohet se ka ndodhur brenda territorit të shkollës.
Ka qenë nëna e vajzës e cila së bashku me të bijën ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin por për fat të mirë pas vizitës mjekësore që i është bërë vajzës, ka rezultuar se me të nuk janë kryer marrëdhënie seksuale.
Sipas policisë, arsyeja e mungesës së informimit të mediave ka qenë për të mbrojtur vajzën e vogël ndërsa u ka kërkuar atyre që të shmangin publikimin e identitetit të vajzës për të mos ndikuar tek ajo.
Nga ana tjetër njëri prej adoleshentëve është arrestuar ndërsa tjetri po ndiqet në gjendje të lirë.
Rasti është këmbanë alarmi për nënat e reja, të cilat me të drejtë duan që fëmija të dalë dhe të luajë në lagje me fëmijët e tjerë, por kjo tregon se ata kurrë nuk duhen lënë pa mbikëqyrje.
Kujtojmë se kohët e fundit në vendin tonë ka pasur disa histori ngacmimesh dhe përdhunimesh seksuale (si rasti i 14-vjeçares në Kavajë, e cila u përdhunua nga një grup adoleshentësh), madje edhe raste incestesh (si ai i vajzës në Lezhë që u përdhunua nga i ati).
Përnënat.al ka një thirrje për të gjitha ju nëna që keni fëmijë të mitur, qofshin vajza apo djem: Mos i lini fëmijët tuaj në asnjë moment pa mbikqyrje, informojini ata për rrezikun që mund të kenë duke i nxitur të tregojnë për çdo lloj ngacmimi seksual, sado i vogël të jetë ai. Dhe mos injoroni kurrë asnjë shenjë të sjelljes së fëmijës suaj, pasi sipas sociologëve në Shqipëri, shumë raste të abuzimeve ndodhin këtu por ato nuk tregohen. Jini vigjilente!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu