Imunoterapia orale për alergjitë ushqimore mund të shkaktojë dëme

Imunoterapia orale për alergjitë ushqimore mund te shkaktoje me shume deme sesa permiresime.




0 0

Studimi i rishikuar i kryer nga pesë qendra ndërkombëtare, përfshirë spitalin pediatrik Bambino Gesù për Evropën, dhe botuar në The Lancet, vë në dyshim sigurinë e të ashtuquajturës imunoterapia orale për alergjinë ushqimore

Hulumtuesit krahasuan 12 hetime klinike mbi imunoterapinë orale (për një total prej mbi 1000 pacientëve të përfshirë), duke zbuluar se fëmijët që iu nënshtruan desensitizimit kishin tre herë më shumë episode të shokut anafilaktik (reagim të rëndë alergjik) sesa grupi i cili shmangi alergjinë pa trajtim ose të cilit iu dha një placebo.

Imunoterapia orale

Është një trajtim i përdorur për ta bërë organizmin më pak të ndjeshëm ndaj ushqimit që shkakton alergji. Qëllimi është të rritet pragu i tolerancës, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i reaksioneve serioze në rast të kontaktit të pavullnetshëm. Sipas Alessandro Fiocchi, kreu i Departamentit të Allergologjisë të Bambino Gesu, studimi tregoi se imunoterapia orale aktualisht mbart më shumë rreziqe sesa përfitime për fëmijët që kanë alergji ushqimore.

Alergjitë ushqimore te fëmijët

Rreth 5 nga 100 fëmijë vuajnë nga alergjitë ushqimore, duke arritur kulmin në 3 vitet e para të jetës dhe ato nxiten nga proteinat që gjenden në disa ushqime të cilat, për shkak të një problemi në sistemin imunitar, njihen si kërcënime, duke shkaktuar reaksion inflamator. Simptomat zhvillohen shumë shpejt: gëlltitja, kontakti ose thjesht thithja e sasive minimale të substancës që shkakton alergji janë të mjaftueshme për të nxitur inflamacion, ënjtje të fytyrës, kruajtje dhe ënjtje të ekstremiteteve, gulçim, kollitje konvulsive. Ato prekin kryesisht fëmijët dhe adoleshentët dhe në moshën pediatrike ato kanë një prevalencë midis 1 dhe 3%. Në rreth 3 raste nga 100 ato shkaktojnë reduktim të presionit të gjakut dhe shokut anafilaktik.

Disa alergji ushqimore, si të qumështit dhe vezës, në 90-95% të rasteve zgjidhen spontanisht brenda 10 vjetëve. Arrat (arra, lajthi), kikirikët dhe peshqit janë, nga ana tjetër, alergenët më agresivë dhe, me pak përjashtime, ata që janë alergjikë ndaj këtyre ushqimeve do të mbeten kështu për gjithë jetën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X