Nënat që planifikojnë t’i ushqejnë me gji fëmijët e tyre zakonisht këshillohen që të mos hedhin formulë në përzierjen e ushqimit. Por nëse pesha e një të porsalinduri po bie në ato ditët e para të jetës, studiuesit thonë se kombinimi i qumështit me formulë mund të japë më shumë ndihmë sesa të shkaktojë dëm. Studimi i ri përmban gjetjet nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF) dhe u botua në JAMA Pediatrics.
Studiuesit thonë se rezultati varet nga qëllimet e kohëzgjatjes së dhënies së gjirit dhe duhet të balancohet ndaj rreziqeve me të cilat përballen të sapolindurit në ditët e para të jetës, kur pesha e tyre bie. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon ushqyerjen ekskluzive me gji derisa foshnja të jetë gjashtë muajsh dhe vazhdimin deri në një vit ndërsa kalon në ushqime të ngurta. Por sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), pak më shumë se një e treta e foshnjave në SHBA janë duke u ushqyer me gji në 12 muaj. Kjo është arsyeja pse besimi i përgjithshëm që formula është pengesë për suksesin e gjidhënies, varet më shumë nga nëna dhe fëmija.
Hulumtuesit zbuluan shprehitë afatgjata të ushqyerjes së 164 foshnjave. Foshnjat ishin ushqyer me gji në tri ditët e tyre të para dhe humbja e tyre në peshë ishte në përqindje 75 ose më lart për moshën e tyre. Gjysma e nënave shtuan formulën pas secilës ushqyerje me gji, e cila u ndal kur qumështi i nënës erdhi në ditën e dytë deri të pestë pas lindjes. Gjysma tjetër kishte vazhduar të ushqehej vetëm me gji.
Autorët e studimit zbuluan se kur foshnjat në grupin e atyre që u ushqyen me formulë ishin gjashtë muajsh, ata kishin gjasa që të ushqeheshin me gji sikurse ata që kishin ushqyer ekskluzivisht. Dallimi është vërejtur kur foshnjat ishin 12 muajshe. Në këtë pikë, 30 për qind e grupit të ushqyer edhe me formulë ende ishin ushqyer me gji, krahasuar me 48 për qind të foshnjave në grupin eksluziv me gji.
“Rezultatet sugjerojnë se përdorimi i formulës së hershme dhe në sasi të kufizuar mund të mos ketë ndikim negativ tek foshnjat, por mund të ndryshojë qëndrimet e nënës ndaj ushqyerjes me gji”, thotë autori i parë Valerie Flaherman, pediatër.
Por është gjithashtu e rëndësishme të merren në konsideratë përfitimet e prezantimit të formulës kur foshnja nuk po fiton peshë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu