Kërcitja e qafës është shumë e rrezikshme, stop!

0 0

Është e vështirë të besosh se diçka që ndihet kaq mirë, mund të jetë kaq e keqe për ty. Unë kam varësi ndaj kërcitjes së qafës, me të vërtetë. Që kur kam filluar të shkruaj këtë artikull e kam kërcitur dy herë qafën. Është padyshim një mënyrë shumë e mirë për t’u çliruar nga stresi, por do të habiteni kur të mësoni sa e rrezikshme është.

Nuk mund ta imagjinoni sa jam trembur kur mësova se thjesht një kërcitje e qafës mund të vrasë.

Një 28-vjeçar pësoi një goditje duke kërcitur qafën, pasi dëmtoi një arterie, duke përjetuar kështu një gjendje kërcënuese për jetën.

Edhe im atë dikur ka shkuar në urgjencë, sepse kapi keq diçka, duke kërcitur qafën.

Jam shumë e shqetesuar, por gjithsesi nuk heq dot dorë nga ky zakon.

Nëse është diçka kaq e keqe, përse jep ndjesi kaq të mirë?

Kyçet e trupit tonë, përfshirë edhe të qafës, përbëhen nga kapsula që përmbajnë lëngje. Duke streçuar këto kapsula, ulet presioni në kyçe. Me uljen e presionit, lëngu në kapsula kthehet në gaz. Kështu, duke kërcitur qafën, kapsulat lirohen nga lëngu, duke larguar presionin në kyçe. Çlirimi i gazit jep gjithashtu ndjesinë e qetësimit pasi keni kërcitur qafën.

A ia vlen rreziku që ndërmarrim për këtë ndjesi të mirë të përkohshme që fitojmë?

Një javë më parë do të kisha qeshur nëse dikush do të më thoshte se kërcitja e qafës bën më shumë dëm sesa mirë. Por, shkenca nuk gënjen.

Sa më shumë t’i streçoni kyçet (e qafës) aq më shumë gjasa keni për të zhvilluar paqëndrueshmëri në ligamente. Kjo sjell edhe uljen e presionit dhe ndjesinë që ju shtyn aq shumë ta kërcisni qafën.

Edhe pse mund të mos ndihet si diçka e dëmshme për momentin, nëse vazhdon për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë osteoporozë.

Si ta ndërpres këtë zakon?

Ka disa gjëra që mund të bëni për të minimizuar zakonin e kërcitjes së qafës. Së pari vendoseni që do e ndërprisni (dhe më besoni është më e vështirë nga sa e mendoni).

Filloni duke e ulur presionin në këtë mënyrë: ulni mjekrën në kraharor dhe kështu do të lironi shpatullat e qafën. Nëse vazhdoni të keni dhimbje, është koha për të kërkuar kujdes mjekësor.

Lexo edhe: Ky pozicion i gjumit mund t’ju perkeqesoje dhimbjen e shpines

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X