Bebi nuk po zvarritet, shkaqet dhe këshillat për ta ndihmuar

0 0

Fëmija juaj është pika qendrore e jetës suaj dhe keni të drejtë të shqetësoheni. Kur foshnja nuk zvarritet, të gjithë prindërit duhet ta dinë se pse po ndodh kjo dhe se si ta ndihmojnë fëmijën të arrijë këtë moment të rëndësishëm

A është normale nëse një fëmijë fillon të zvarritet me vonesë?

Të gjitha foshnjat kalojnë nëpër një shtrirje graduale të krahëve dhe këmbëve dhe mësojnë të rrokullisen, pastaj zvarriten dhe më në fund ngrihen në këmbë. Zvarritja është një mënyrë natyrale për të ndihmuar në forcimin e muskujve të foshnjës teksa mësojnë të mos qëndrojnë më në pozicionin shtrirë. Mos harroni se ata mësojnë nga ajo që shohin dhe motivimin sigurisht që e marrin nga ju. Kur fëmija bëhet 3 deri në 5 muaj ai është në gjendje të rrokulliset dhe të fillojë të lëvizë gjymtyrët e poshtme. Normalisht në moshën rreth 8 muajsh foshnjat do të mësojnë të zvarriten.

Kur duhet të shqetësoheni që fëmija nuk po zvarritet?

  • Kur foshnja nuk bën përpjekje për të lëvizur krahët dhe këmbët kur e prekni.
  • Kur ka bërë 1 vjeç dhe nuk po zvarritet ose të lëvizë drejt objekteve, dhe bie më shumë nga një anë sesa në tjetrën.
  • Nëse fëmija juaj ka nivele të ulëta të energjisë dhe nuk mund ta mbështesë peshën e trupit.
  • Nëse është 6 muajsh dhe nuk i lëviz këmbët, por lëshohet kur ju e mbani në këmbë dhe nuk përpiqet t’i forcojë ato për të mbështetur trupin.
  • Kur foshnja lëviz vetëm krahët por këmbët i mban të ngurta.

Cilat janë shkaqet që zvarritet një foshnjë?

Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar nëse foshnja zvarritet edhe pasi ka mbushur 1 vjeç. Ushtrime të thjeshta si shtrirja e këmbëve, mbështetja në një pozicion të ulur, ose shtytja e fëmijës butësisht për të qëndruar në këmbët e tij, apo joshja me objekte të tjera që ta bëni të lëvizë janë të mjaftueshme që fëmija të nisë zvarritjen.

Ka foshnja që thjesht nuk zvarriten por ngrihen me vetëm disa lëvizje anësore. Mos u shqetësoni!

1.Këmbët e harkuara. Shputat e lakuara, të sheshta dhe këmbët e harkuara janë shumë të zakonshme tek foshnjat dhe mund të jenë arsyeja pse foshnja vonon të zvarritet. Si mund ta ndihmoni?

  • Shputat e lakuara mund të korrigjohen duke i shtrirë gjymtyrët dhe stërvitur ato.
  • Shputat e sheshta normalisht zhduken kur fëmijës i formohet harku i këmbës në moshën 3 vjeçare.
  • Këmbët e harkuara nga jashtë janë plotësisht normale dhe zhduken me forcimin dhe lëvizjet e foshnjës.
  • Motivoni fëmijën duke e ngritur në këmbë, duke e inkurajuar për të marrë lodra dhe duke i lejuar fëmijës të zbulojë lëvizjet në një mjedis të sigurt.

2.Mungesa e inkurajimit. Nuk mjafton motivimi për të inkurajuar zvarritjet.  Si mund ta ndihmoni? 

Është e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të foshnjave të zbulohet koordinimi motorik dhe reflekset. Mos i ngrini ata sa herë që qajnë ose duken sikur nuk janë në gjendje të rrokullisen ose të zvarriten. Ata e duan vëmendjen që marrin dhe durimi është diçka kyçe. Lërini në dysheme dhe provoni zvarritjen para tyre. Vendosni pak jastekë dhe lodra në dysheme dhe lëreni foshnjën t’i kapë vetë.

3.Nuk e lini të qëndrojë me bark. Foshnjat kanë nevojë të qëndrojnë me pjesën e barkut për të zhvilluar muskujt e qafës dhe të fillojnë reflekset e tyre zvarritëse. Si mund ta ndihmoni?

Lëreni fëmijën të flerë në shpinë. Por i lini afër lodrat e preferuara në mënyrë që t’i inkurajoni të lëvizin drejt tyre. Frika e prindërve lidhur me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjës ka çuar që shumë foshnja të flenë vetëm në shpinë duke kaluar më pas direkt në këmbë dhe duke humbur plotësisht fazën e zvarritjes.

4. Foshnja e urren të qëndrojë me bark. Nëse fëmija qan kur e vendosni në bark, ju mund të hezitoni ta bëni atë. Si mund ta ndihmoni?

Kjo është krejtësisht normale. Vetëm mos harroni se nuk duhet të dorëzoheni sa herë që ai qan. Motivojeni dhe inkurajojeni duke e ndihmuar të zvarritet dhe  të zbulojë zhvillimin motorik dhe fizik. Ju gjithashtu mund të imitoni lëvizje zvarritëse për fëmijën tuaj.

5.Foshnja është mbipeshë. Problemet me peshën e foshnjës nënkuptojnë se ai duhet të lëvizë më shumë dhe kërkon më shumë përpjekje. Si mund ta ndihmoni?

Pesha optimale mund të arrihet shpejt duke u zvarritur. Inkurajojeni ta bëjë këtë.

6.Foshnja nuk është ende gati të zvarritet. Fëmija juaj mund të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për zvarritjen. Ju mund ta nxisni këtë proces përmes stërvitjes dhe sigurimit të një zone të sigurt për fëmijën.

7. Veshje kufizuese. Nëse rrobat e foshnjës tuaj nuk janë të favorshme për zvarritje dhe janë shumë kufizuese, mund ta pengojnë atë të zvarritet. Përdorni rroba të përbëra nga material që e lejojnë lëvizjen e lirë. Hiqjani pelenën dhe çorapet nëse e shihni të nevojshme.

8.Vonesa të zhvillimit në pjesë të tjera të trupit. Lëvizjet e fëmijës dhe progresi mund të kufizohen për shkak të vonesave në zhvillime të tjera si forcimi i muskujve të qafës.

Çfarë ndodh nëse foshnja juaj e anashkalon plotësisht fazën e zvarritjes?

Nëse të gjitha lëvizjet dhe kontrollet e trupit janë të mira, mos harroni se zvarritja nuk është e domosdoshme. Ndërmjet 4 dhe 6 muajve, foshnjat zbulojnë dhe përpiqen të përdorin këmbët e tyre,  7 dhe 10 muash ata ngrihen në duar dhe në gjunjë ndërsa disa të tjerë gjejnë mënyra të tjera për të lëvizur, siç janë rrotullimi ose rrëshqitja.

Nëse foshnja është shumë i dobët për të qenë në gjendje të qëndrojë i ngritur ose përpiqet të zvarritet në moshën dymbëdhjetë muajsh, mos u frikësoni. Shikoni nëse foshnja ka tonin e dobët të muskujve. Kërkoni ndihmë kur jeni në dyshim, pasi rreziqet e problemeve të muskujve, të autizmit dhe të problemeve të tjera neurologjike duhet të përjashtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lexo edhe: Disa menyra se si ta ndihmoni femijen tuaj qe te mesoje te ece

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X