Alarm i ri nga OBSH për kohën e kaluar para ekranit

0 0

 

Falë përdorimit të telefonëve dhe shumë pajisjeve të tjera tekonologjike, qeniet njerëzore mund të bëjnë kaq shumë në ditët e sotme, pa lëvizur fare.

Të gjithë e dimë se diçka e tillë ka ndikim shumë negativ në shëndetin tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për zakonet e qëndrimit ulur të fëmijëve të sotëm dhe këtë javë ka nxjerrë udhëzime të reja që sugjerojnë se fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të kalojnë fare kohë në ekran dhe 2-vjeçarët duhet të lejohen vetëm një orë ose më pak në ditë.

Prindërit duhet t’i shohin këto udhëzime si pjesë e një tabloje më të madhe të shëndetit të fëmijëve dhe mos u shqetësoni shumë nëse fëmija juaj ka parë disa episode të Peppa Pig.

Ndërsa raporti i OBSH-së nxori një “zhurmë” titujsh të fokusuar në eliminimin e të gjithë kohës së ekranit për foshnjat, sugjerimet për kohën e ekranit janë vetëm një pjesë e raportit prej 17 faqesh të quajtur “Udhëzime mbi aktivitetin fizik, sjelljen e ulur dhe gjumin për fëmijët nën 5 vjeç”.

Megjithëse këshillojnë kufizim të kohës së kaluar përpara ekranit, qëllimi i vërtetë i tyre është të nxisin aktivitetin fiizk tek fëmijët.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është të sjellim përsëri fëmijët në lojë”, thotë Dr. Juana Willumsen, një eksperte për obezitetin e fëmijëve dhe aktivitetin fizik në OBSH. “Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kohës së qëndimit ulur, por gjithmonë duke mbrojtur gjumin”.

Pra, para se prindërit të fillojnë të ndjehen keq, sepse e kanë mësuar fëmijën e tyre të qëndrojnë para televizorit është shumë e rëndësishme që të keni kontekstin e plotë. Po, duhet të kufizojmë kohën e ekranit, por gjithashtu duhet të kufizojmë të gjitha llojet e qëndrimit ulur dhe të nxisim lojërat sportive dhe çdo aktivitet që i mban të angazhuar fizikisht.

Lexo edhe: Moa ja jepni telefonin femijes perpara kesaj moshe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X