Ditëlindjet janë një ngjarje e rëndësishme për fëmijët. Prindërit shpesh kalojnë javë ose edhe muaj planifikimi për t’u siguruar që dita e madhe të mbetet në kujtesë. Por fatkeqësisht, jo çdo familje mund të përballojë një festë dhe të bëjë dhurata.
Dy vjet më parë, një shok klase në klasën e tretë ku mësonte Bella Smith tha se familja e tij nuk mund të përballonte një festë ditëlindjeje për të. E pra, kaq kishte nevojë të dëgjonte Bella. Menjëherë pas kësaj, vajza 9-vjeçare nga Kentucky filloi projektin “Kutitë e Bellës”.
Qëllimi i projektit është të paketojë kuti me dhurata ditëlindjesh dhe pastaj t’i dorëzojë ato në familjet në nevojë përmes Qendrës së Burimeve Familjare të shkollës së saj.
Deri më tani, Bella ka mbushur 65 kuti ditëlindjesh këtë vit dhe numrat po rriten. Çdo kuti financohet përmes donacioneve nga anëtarët e komunitetit.
Projekti është i dobishëm sepse Bella identifikoi një nevojë në shkollën e saj, por komunitetet e ndryshme kanë nevojë për gjëra të ndryshme.
Ky do të ishte një shembull ideal për frymën me të cilën duhet të edukoni fëmijët tuaj.
Lexo edhe: Si te argetojme femijet gjate festes se ditelindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu