Studimi i fundit: Sindromi i zorrëve të irrituara – një çështje totalisht mendore

0 0

Ndërkohë që sindromi i zorrëve të irrituara prek një në pesë njerëz në një moment të jetës së tyre dhe mund të jetë një problem i rëndë, akoma nuk ka arritur të kuptohet shkaku i tyre dhe studimet e specializuara rreth kësaj çështje janë shumë pak.

Sindromi i zorrëve të irrituara është një çështje komplekse. Është një term që përdoret për të përshkruar një sërë simptomash të pakëndshme si fryrja e barkut, dhimbje barku, diarre apo kapsllëk. Shpesh mjekët diagnostikojnë njerëzit me këtë sindrom kur të gjitha problemet e tjera të mundshme janë përjashtuar.

Ndërsa nuk ka ndonjë shkak të qartë për këtë sindrom, ai mund të pasohet nga një sulm në traktin tretës, antibiotikë të shumtë apo edhe trauma.

Ne e dimë se mendja dhe trupi kanë një lidhje të ngushtë dhe shumë probleme fizike të shëndetit kanë një komponent psikologjik – dhe anasjelltas. Vetëm për shkak se diçka është pjesërisht psikologjike nuk e bën atë më pak ‘reale’.

Kjo duket se pengon funksionimin normal të zorrëve, duke shkaktuar inflamacion dhe duke zvogëluar bakteret ‘e mira’, gjë që mund ta bëjë zorrën shumë të ndjeshme.

Por ka gjithashtu një komponent shumë të rëndësishëm psikologjik, pasi stresi, ankthi dhe humori jo i mirë mund të çojnë në irritimin e zorrëve.

Edhe pse simptomat shpesh janë dëmtuese dhe mund të ndikojnë dramatikisht në jetën e njerëzve, shumë mjekë nuk e shohin këtë sindrom si një sëmundje ‘reale’ dhe e konsiderojnë atë si një çështje mendore.

Këtë javë është publikuar një studim nga Universiteti i Southampton, dhe Universiteti i Londrës që ka treguar se psikoterapia mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat për të prekurit nga kjo sindromë.

Hulumtimi zbuloi se pacientët që morën një terapi që përdorët shpesh për trajtimin e ankthit dhe depresionit, u bënë më mirë.

Studimi u përqëndrua në dhënien e këshillave për ushqim të shëndetshëm, menaxhimin e stresit dhe sfidimin e ‘mendimeve të padobishme’.

Rreth 3/4 e njerëzve të prekur raportuan një përmirësim të dukshëm në simptomat e tyre, dhe disa të tjerë nuk kishin fare simptoma deri në fund të trajtimit.

Lexo edhe: 5 probleme qe mund te shkaktojne mospermbajtje te jashteqitjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X