Zyrtarët francezë të shëndetësisë kanë ndaluar zyrtarisht dy lloje të implanteve të gjirit për shkak të frikës se mund të shkaktojnë kancer.
Kirurgët në vend nuk do të lejohen më të përdorin implantet me një sipërfaqe të veshur me “teksture” ose me “poliuretan”.
Lajmi u njoftua ditën e djeshme pasi u tha se janë zbuluar 59 raste të kancerit të shkaktuar nga implantet që nga viti 2011.
Sipas specialistëve ekziston një ‘rrezik i rrallë por serioz’ i grave që zhvillojnë limfomë të qelizave anaplastike të mëdha si pasojë e implanteve të tyre.
Specialistët e shëndetësisë janë gjithnjë e më të shqetësuar për një lidhje midis implanteve dhe limfomave të qelizave anaplastike të mëdha.
Sëmundja është një lloj i rrallë i limfomës jo-Hodgkin dhe ndodh kur qelizat e bardha të gjakut kthehen në kancer në nyjet limfatike.
Rreth 400,000 gra në Francë besohet se kanë vendosur proteza për rritjen e gjoksit, por sipas specialistëve përveç atyre që kanë implantet e përmendura më sipër, pjesa tjetër nuk është e nevojshme t’i heqë.
Rasti ka ngritur debate të mëdha në Francë dhe vendet e tjera europiane si në Angli dhe Itali, ku mjekët kanë ngritur shqetësime se protezat mund të kenë qenë një nga shkaktarët e kancerit në këto vite.
Kujtojmë se Franca ka qenë në qendër të një skandali në vitin 2010 kur thuhej se protezat e implanteve ishin të mbushura me një xhel silikoni të lirë industrial, që përdorej për dyshekë dhe jo për përdorim mjekësor.
Në një studim të marsit 2017, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zbuloi se gratë me implantet e gjirit kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit në krahasim me gratë që nuk i kanë ato.
Lexo edhe: Imunoterapia e kancerit te gjirit: Kura me e fundit e trajtimit
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu