Kur një grua e do dhe e çmon veten e saj ajo u kushton rëndësi blerjes së gjërave cilësore.
Përveç pjesës që duhet të mendojmë për të kursyer para, ka disa gjëra për të cilat nuk duhet të kursejmë pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë dhe në jetën tonë.
Për shembull blerja e një dysheku të lirë, mund të cënojë përditshmërinë tuaj, pasi nëse nuk flini mirë nuk do të arrini të mbyllni ditën siç do të dëshironit.
Më poshtë ju tregojmë disa nga gjërat për të cilat nuk duhet të kurseni nëse e doni veten:
1.Një dyshek i mirë. Një dyshek i zgjedhur keq mund të bëhet një arsye për lodhje kronike dhe kjo është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh ditët plot tension të grave moderne.
Prodhuesit dhe mjekët rekomandojnë ndryshimin e dyshekut tuaj çdo 8 vjet për shkak se ai bëhet shumë i butë dhe nuk është në gjendje të mbështesë siç duhet kurbën natyrore “S” të shpinës.Si të zgjidhni një dyshek të saktë:Një model gjysmë i fortë është një opsion i mirë për shumicën e njerëzve. Nëse nuk keni probleme me gjumin, zgjidhni një dyshek të bërë me “memory” – ajo siguron rehati në çdo pozicion duke marrë formën e trupit.
2.Një mbrojtëse telefoni. Mos u përpiqni të kurseni para për të blerë këtë pajisje. Për më tepër në treg gjenden me miliona mbrojtëse në dispozicion dhe mund të përpiqeni t’i përshtasni ato me pamjen tuaj apo me veshjen tuaj të përgjithshme. Edhe pse njëlloj si mbrojtëset e lira edhe mbrojtëset e shtrenjta të telefonit do të prishen pas disa kohësh, mund ta ndërroni me një tjetër.
3.Uji. Është e rrezikshme të pini ujë nga çezma nëse nuk është i zier, por në të njëjtën kohë duhet ta dini se nxehja e ujit i vret mineralet e dobishme brenda tij. Blini ujin në dyqane ose shkoni mbusheni atë në burimet natyrore. Uji i mirë është një kontribut themelor për shëndetin tuaj.
4.Ëmbëlsirat me cilësi të mirë. Gratë dëshirojnë shumë çokollata dhe ëmbëlsira por pjesa më e madhe e tyre mund të na shkatërrojë mukozën në stomak. Kimikatet që gjenden në çokollatat e zakonshme dhe të lira, ndikojnë negativisht në lëkurën tonë dhe zvogëlojnë ndjeshmërinë tonë në shije. Pra, është më mirë të kujdeseni për shëndetin në afat të gjatë, në vend që të kënaqëni me një dobësi momentale. Karamelet e blera dhe çokollatat në dyqane nuk mund të krahasohen me një copë torte që mund ta bëni vetë.
5.Letër higjenike. Diferenca e çmimeve në një furnizim mujor mes një letre higjenike të lirë dhe një të shtrenjte është shumë e vogël. Megjithatë, niveli i rehatisë ndryshon shumë. Letra higjienike me cilësi të dobët mund të përmbajë përbërës të dëmshëm që mund të shkaktojnë alergji ose pezmatim të lëkurës. Pra nëse blini një letër higjenike të shtrenjtë nuk po e bëni për kënaqësi, por për t’u kujdesur për shëndetin tuaj.
6.Boja e flokëve. Përveç dëmtimit të flokëve dhe lëkurës së kokës, boja e lirë e flokëve zakonisht rezulton me ngjyrë të keqe. Shpesh, ngjyrat e shitura lirë nuk janë ashtu siç duam ne që të kemi ngjyrën e flokëve. Një ekspert mund t’ju ndihmojë në zgjedhjen e ngjyrës së duhur.
7.Fondatinën e make up-it. Kur zgjidhni fondainën bazë, mbani mend se ajo është menduar për të bërë të dukeni bukur në mënyrë natyrale. Një fondatinë e lirë i mbyll poret, e than lëkurën ose e bën shumë të yndyrshme. Përveç kësaj ngjyra do të duket si false. Një fondatinë e mirë jo vetëm që do t’ju bëjë të dukeni më bukur por do ta mbrojë lëkurën nga grimcat e dëmshme në mjedis. Gjithashtu fondatina zakonisht zgjat 6 muaj kështu që nuk do t’ju bjërë aq shtrenjtë.
8.Tatuazhet. Kur jeni të reja dëshira për të provuar gjëra të reja është e madhe dhe për këtë arsye mund të provoni të bëni tatuazhe. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një mjeshtër të vërtetë që di të bëjë tatuazhe. Ngjyra që ai do të vendosë ka shumë rëndësi, sidomos nëse do të bëni një tatuazh të përhershëm. Para se të bëni një të tillë, provoni një të përkohshëm nëse do t’ju pëlqejë.
9.Tamponi dhe pecetat. Është me rëndësi jetike që të mos blini produkte higjenike femërore ku ndikuesi kryesor të jetë cmimi. Jo vetëm që është e rrezikshme për të blerë tampona dhe pako sanitare nga prodhues të dyshimtë (përbërja e materialeve që ata përdorin është shumë e dyshimtë), por gjithashtu duhet të mbani mend se rekomandohet që pecetat ose tamponët të ndryshohen çdo 3-4 orë. Dhe vetë prodhuesit na e kujtojnë për këtë kërkesë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu