Nëse jeni shtatzënë dhe keni linë e dhenve (variçela) – një infeksion viral shumë ngjitës që shkakton kruajtje, skuqje dhe flluska – ju dhe foshnja juaj në bark mund të përballeni me rreziqe serioze për shëndetin.
Nëse keni variçelë gjatë shtatzënisë, jeni në rrezik për komplikime të tilla si pneumonia. Për fëmijën tuaj, rreziqet varen nga periudha kur jeni prekur nga lia. Nëse prekeni gjatë 20 javëve të para të shtatzënisë – sidomos midis javës së tetë dhe asaj të 20 – foshnja përballet me një rrezik të vogël për të pasur defekte serioze në lindje, të cilat njihen si sindromi i varicelës kongjenitale. Një foshnjë që ka sindromën kongjenitale të variçelës mund të ketë shenja në lëkurë, anomali në sy, tru, gjymtyrë dhe çrregullime gastrointestinale. Nëse variçela ju prek gjatë ditëve para lindjes, foshnja mund të lindë me një infeksion potencialisht kërcënues për jetën, të quajtur varicela neonatale.
Nëse prekeni nga lia e dhenve gjatë shtatëzanisë dhe nuk jeni të imunizuar, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj.Ai ose ajo mund të rekomandojë një injeksion të një produkti imunoglobulin që përmban antitrupa për virusin e dhenve. Kur ky injeksion bëhet brenda 10 ditësh nga ekspozimi, globulina imunitare mund të zvogëlojë rrezikun e lisë së dhenve ose të zvogëlojë efektin e kësaj sëmundje. Për fat të keq, për shkak të rrallësisë së sindromës kongjenitale së variçelës, nuk është e qartë nëse ky trajtim ndihmon në mbrojtjen e fëmijës në bark.
Nëse keni linë e dhenve gjatë shtatëzanisë, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë edhe barna antivirale nga goja për të shpejtuar shërimin tuaj. Mjekimi është më efektiv kur jepet brenda 24 orëve nga skuqja e lëkurës. Nëse prekeni nga lia e dhenve kur lindni, fëmija juaj mund të trajtohet me një produkt imunoglobulin menjëherë pas lindjes, në përpjekje për të parandaluar variçelën neonatale. Nëse foshnja juaj preket nga ky virus në dy javët e para të jetës, mund t’i jepen edhe barna antivirale.
Kështu nëse doni të ngeleni shtatzënë dhe nuk e keni kaluar akoma linë edhenve, kërkojini mjekut që ta bëni vaksinën parandaluese. Kjo vaksinë është e sigurt për të rriturit, por rekomandohet që të prisni deri në tre muaj pas dozës tuaj të dytë të vaksinës përpara se të përpiqeni të ngeleni shtatzënë. Në rast se nuk jeni e sigurt që kenifituar imunitet, mjeku mund t’ju bëjë një test gjaku për të kuptuar nëse e keni fituar imunitetin apo nëse trupi juaj e ka pranuar vaksinën.
Lexo edhe: Varicela tek femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu