Do të martohesh me mua? Ja si përgjigjet 3-vjeçarja/ VIDEO

0 0

 

Kynlee McFetridg është vetëm 3-vjeçe dhe më shumë energji se shumca e të rriturve.

Kur një shok në grupin e saj të kopshtit i kërkoi të martoheshin bashkë, reagimi  i saj ka qenë befasues. Vajza e ka kapur prej koke dhe e ka rrëzuar përtokë bashkëmoshatarin. Është dashur ndërhyrja e mësueses që t’i ndajë fëmijët.

Por ajo që ka bërë bujë në rrjet është videoja që ka shpërndarë më pas nëna e vogëlushes. Ajo e pyet të bijën çfarë ndodhi në kopsht dhe pse. Kynlee fillon t’i shpjegojë se shoku i kopshtit i kërkoi të martoheshin, ndërsa ajo e uli përtokë.

Sipas saj, dhe e thekson disa herë, fëmijët nuk martohen, prandaj dhe reagoi në këtë mënyrë me shokun e saj.

Pavarësisht sesa e lezetshme duket vajza në video, është shumë e rëndësishme të nxirrret një mesazh shumë prej saj.

Fëmijët nuk duhet të inkurajohen kurrë të përdorin dhunën në asnjë situatë, as për t’i dhënë zgjidhje konflikteve e problemeve me bashkëmoshatarët.

Madje ka pasur edhe nga ata komentues që e kanë kritikuar nënën e 3-vjeçares për publikimin e videos.

Po ju si mendoni? Si reagojnë fëmijët tuaj ndaj situatave që nuk i pëlqejnë?

https://www.youtube.com/watch?v=QeHyBYPjJJ8

Lexo edhe: 6 menyra si te silleni me femijet agresive






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X