Shumë nëna i takojnë fëmijët në dhomën e e spitalit, por Angela Farnan nuk ishte paciente duke lindur kur mbajti për herë të parë në krah djalin e saj. Ajo ishte infermiere duke pritur një lindje në maj të vitit 2017. Lindja e një djali të vogël me sindromë hipoplastike në anën e majtë të zemrës, shënoi jetën e saj. Emri i vogëlushit është Blaze, dhe më 8 qershor 2018 Angela dhe bashkëshorti i saj Rick u bënë prindërit e tij.
Para se Angela të takohej me këtë djalë, që më pas do të bëhej fëmija i saj, ajo kaloi 30 vite mes fëmijëve të porsalindur. Në spitalin ku punon u njoh edhe me bashkëshortin dhe gjithmonë dëshironin të bënin një fëmijë bashkë. Por pas shumë testimesh e analizash, zbuluan se kjo gjë ishte e pamundur biologjikisht.
Si një infermiere pediatrike ajo kishte akoma fëmijë në jetën e saj çdo ditë dhe donte të kujdesej për ta, por Blaze u bë një rast i veçantë. Pas operacionit të tij të parë kur ishte vetëm 3 ditësh, Angela kaloi muaj duke u kujdesur për fëmijën dhe u bë e afërt me nënën e tij biologjike.
Por, familja e vogëlushit jetonte larg nga spitali dhe nuk kishte burime për t’u kujdesur për nevojat e tij mjekësore në shtëpi. U bë e qartë se Blaze do të duhej të hynte në kujdesin e një shtëpie fëmije, ndërkohë që priste operacionin e tij të dytë të zemrës, i cili do të ndodhte kur të ishte rreth 6 muajsh.
Angela ofroi shtëpinë e saj, me shpenzimet e saj. Ajo e mbajti të informuar vazhdimisht familjen e vogëlushit për gjendjen e tij dhe ditën e operacionit, prindërit udhëtuan drejt spitalit.
Pikërisht atëherë, Angela mori pyetjen që do t’i ndryshonte gjithë jetën. Prindërit biologjikë të djalit i kërkuan që ta birësonte. Angela nuk u pa fare në sy me të shoqin, as nuk ishte e nevojshme të diskutonin me njëri-tjetrin, por menjëherë thanë po.
Tani ata janë bërë prindërit e fëmijës dhe po kujdesen për vazhdimësinë e kurimit të tij.
Mes moshës 13-15 vjeçare djali duhet të bëjë një ndërhyrje tjetër. Ndoshta më vonë do t’i nevojitet një transplant zemre, por deri atëherë ka shumë kohë përpara.
Lexo edhe: Bireson dy femije ne kohe te ndryshme, zbulon se jane moter e vella/FOTO









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu