Një nënë e re ka bërë xhiron e botës me videon e saj pasi ka dalë në një shesh patinazhi me rroba plazhi.
Gruaja ruse ka dalë në rrugë e thuajse e zhveshur kur temperaturat shënonin minus disa gradë.
Në videon e saj ajo madje shpjegon se është një nënë që ushqen foshnjën me gji.
“Mirë, është koha të ikim tani. Ose qumështi im i gjirit do të ngrijë. Unë jam një nënë që ushqen me gji – në rast se disa prej jush nuk e dinin “, deklaroi ajo para se të largohej.
Video e pazakontë është xhiruar në rrethinat me dëborë të Dzerzhinskut në Rusinë perëndimore.
Gruaja më vonë u tha gazetarëve se doli jashtë vetëm për të bërë një foto me një mike… Ajo tha se duhen vite për të trajnuar trupin e saj për mot të ftohtë – duke ecur në dëborë zbathur dhe duke u larë në ujë të akullt.
Video e saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ndërsa ka tërhequr edhe shumë komente. Disa komentues e akuzuan nënën e re se është zhveshur në mënyrë të papërshtatshme, duke treguar se është një nënë e papërgjegjshme, duke thënë se ajo duhet të “kujdesej më shumë për fëmijët”.
<iframe width=”100%” height=”720″ src=”https://www.youtube.com/embed/26WAz_b9zJU” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
Një gjë e ngjashme ka ndodhur rreth një vit më parë në detin Kaspik, kur një nënë e re u fut në ujërat e akullta më 30 janar. Zarina Andryushina, tregoi pastaj se ishte zhytyr për dy vite me radhë në mëngjes kur temperatura shënonte deri në minus 17 gradë, dhe kjo sipas saj forcon sistemin imunitar dhe e bën njeri më të shëndetshëm.
<iframe width=”100%” height=”457″ src=”https://www.youtube.com/embed/fe9PlDlp9mQ” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
Po nënat e faqes sonë ç’mendojnë për këtë veprim? A do të merrnit guximin të dilnit me bikini në akull nëse do e dinit se kështu bëheni më të forta?









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu