Mbijeton fëmija më i vogël në botë, del nga spitali pas 6 muajsh

0 0

 

Vetëm 268 gramë: kjo ishte pesha e foshnjës më të vogël në botë në momentin e lindjes. Foshnja, e lindur në Japoni në javën e 24 të shtatzanisë, peshonte shumë pak, vetëm pak më tepër se një mollë. Askush, në atë kohë, nuk mendonte se fëmija mund të mbijetonte më shumë se disa orë, por megjithatë mrekullia ndodhi falë përpjekjeve të stafit mjekësor. Fëmija jetoi në një inkubator për 6 muaj, dhe pak ditë më parë ndodhi ajo që askush nuk e mendonte: fëmija doli nga spitali.

Të mërkurën, prindërit e çuan fëmijën në shtëpi

Nga 268 gramë në lindje, foshnja ka marrë me vështirësi 3 kg e 200 gramë dhe është kthyer në shtëpi. Ngjarja e lumtur ndodhi të mërkurën, kur prindërit e tij më në fund e nxorën atë nga spitali për ta marrë në shtëpi. Foshnja është krejtësisht e shëndetshme dhe është në gjendje të ushqehet pa ndërhyrje aparaturash.

“Foshnja lindi në javën e 24 të shtatzënisë me rekomandimin e mjekëve të cilët kishin vërejtur një bllokim të papritur të rritjes gjatë shtatzënisë. Jam e lumtur që u rrit kaq shumë, sinqerisht nuk isha e sigurt se mund të mbijetonte. Burri dhe unë tashmë ishim mësuar me idenë se do ta humbisnim. Një mrekulli!” tha nëna e fëmijës mes shumë emocionesh.

Fëmija thyen “rekordin”: është më i vogli në botë

Për fëmijën japonez ka një rekord botëror: fëmija është në të vërtetë më i vogli në botë. “Është e rëndësishme për njerëzit të dinë se edhe fëmijët e parakohshëm dhe nënpeshë mund të kthehen në shtëpi të shëndetshëm dhe të fortë”- tha një nga mjekët e spitalit.

Fëmijët që lindin para kohe janë më të prirur ndaj çrregullimeve të caktuara gjatë jetës

Foshnjat e parakohshme, sidomos ato të lindura nën një kilogram peshë, ka gjasa të zhvillojnë probleme respiratore ose sëmundje infektive. Këto probleme janë për shkak të zhvillimit të dobët të organeve në muajt e parë, që janë themelorë.

Lexo edhe: Femijet premature rrezikojne te ngelen pa motra e vellezer






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X