Ditët gri të dimrit po i lënë vendin ditëve të para të stinës së ngrohtë të pranverës. Për të gjitha ato nëna që presin të sjellin në jetë fëmijë në muajin mars, apo ato që do të festojnë ditëlindjen e vogëlushëve të tyre këtë muaj, ja 6 arsyet përse këta fëmijë janë të veçantë sipas shkencës.
- Kanë gjasa të bëjnë karrierë në korporata të ndryshme
Fëmijët e lindur në këtë muaj kanë më shumë gjasa të punojnë në një zyrë kur të rriten. Studimet kanë treguar se CEO-t e kompanive të ndryshme janë të lindur kryesisht në muajin mars.
- Kanë më pak gjasa për t’u prekur nga miopia
Ndërsa fëmijët e lindur në muajt qershor apo korrik kanë rezik më të lartë për të pasur probleme me sytë si miopia, fëmijët e lindur në mars kanë më shumë gjasa t’i kalojnë pa probleme testimet e syve.
- Janë natyra optimiste
Sipas një studimi të vitit 2014 rezulton se fëmijët që kanë lindur në muajin mars, por edhe në vazhdim ata të muajit prill e maj janë optimistë nga vetë natyra. Ata kanë gjithmonë një këndvështirm pozitiv për jetën, të cilin e ruajnë edhe kur rriten.
- Kanë më pak rrezik për tu prekur nga astma
Duke qenë se në këtë periudhë të vitit, pluhurat janë shumë të pranishme, gjë që mund të sjellë bezdi për alergjikët, për fëmijët e lindur në këtë periudhë sjell forcim të imuntetit. Për këtë arsye ata janë më pak të rrezikuar të preken nga sëmundje të frymëmarrjes si astma.
- Do të flenë më vonë se fëmijët e tjerë
Një studim për modelet e gjumit ka arritur në përfundimin se fëmijët e lindur në mars flenë më vonë krahasuar me ata të lindur në stinë të tjera të vitit.
- Do të jenë Dashi ose Peshqit në horoskop
Këto dy shenja njihen për një karakter pasionat dhe të vendosur.
Lexo edhe: 10 perimet e stines se pranveres






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock