Refluksi acid: simptomat, shkaqet dhe ushqimet që nuk duhet të hani

0 0

A keni përjetuar shpesh një ndjesi djegieje në fyt ose stomak pas ngrënies?
Nëse është kështu, ka shumë mundësi që të keni refluks acidi- një gjendje që mund t’ju bëjë të ndiheni keq pa e ditur.

Çfarë është refluksi acid?

Refluksi acid ndodh kur acidi i stomakut rrjedh në drejtimin e gabuar, nga stomaku në ezofag. Simptomat refluksit acid shkojnë nga urthi deri tek vështirësia në gëlltitje, por ka raste kur mundtë mos keni fare simptoma. Për ata që preken nga refluksi acid mund të jetë një gjendje e dhimbshme, e pakëndshme dhe e parehatshme.

Një nga arsyet që kontribuon shumë në refluks është mënyra se si njerëzit hanë. Shumica e njerëzve hanë shpejt, nuk e përtypin ushqimin siç duhet dhe kanë tendencëtë gëlltisin ushqimin ndërkohë që po bëjnë gjëra të tjera, kështu që nuk janë të relaksuar ndërsa ushqehen. Por tretja e ushqimit funksionon më mirë kur trupi është i relaksuar.

Mbi-ngrënia është gjithashtu një problem shumë i madh kur bëhet fjalë për refluksin, veçanërisht kur hani ushqime në copa të mëdha. Njerëzit, shpesh harrojnë se stomaku i tyre është sa madhësia e grushtit të tyre kur e shtrëngojnë, dhe mendojnë se ai do të bëjë të gjithë punën për të tretur ushqimin.

Çfarë e shkakton refluksin e acidit?

Kur gëlltisni ushqimin, ai zbret poshtë përmes ezofagut dhe kalon nëpër një unazë  muskulore ezofagiale të nyjëzuar, për në stomak . Puna e kësaj unaze është të kontrollojë atë që futet në stomak dhe të parandalojë që përmbajtja e stomakut të kthehet përsëri lart.

Megjithatë, ky muskul është si gjithë muskujt e tjerë dhe fuqia e tij mund të ndryshojë. Refluksi i acidit ndodh kur ky muskul çlirohet në mënyrë anormale dhe lejon kthimin lart të përmbajtjes së stomakut në ezofag.

Një numër faktorësh mund të ndikojnë në funksionimin e këtij muskuli, siç janë  mbipesha, pirja e duhanit apo marrja e medikamenteve. Disa ushqime dhe pije gjithashtu mund të përkeqësojnë refluksin, megjithëse ka edhe debate mes mjekëve, se cilat janë ushqimet që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e refluksit-kryesisht për shkak se këto simptoma ndryshojnë ndjeshëm mes individëve të ndryshëm.

Duhet të eleminohen disa ushqime?

Para se të eleminoni plotësisht disa ushqime, nutricionistët këshillojnë që personat të cilët vuajnë nga refluksi të shohin mënyrën se si hanë. Uluni për të ngrënë dhe merrni frymë para se të filloni të ndihmoni trupin tuaj që të relaksohet. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin.

Dietë e varfër në karbohidrate

Nëse keni ndryshuar mënyrën sesi hani, por ende jeni duke vuajtur nga refluksi, mund të provoni një dietë ku të eleminoni ndonjë ushqim të caktuar. Dieta e varfër në karbohidrate është një dietë e përkohshme që shmang ushqimet që nuk mund të treten dhe mund të funksionojë për ata që vuajnë nga refluksi.

Kjo dietë përfshin një sërë ushqimesh si frutatë caktuara (mollë, dardha), perime (preshi, qepa, hudhra), produkte të qumështit dhe bishtajore. Këto ushqime mund të treten në zorrë dhe të shkaktojnë një mbledhje të gazrave, të cilat më pas ndikojnë për keqnë refluksin acid tek personat e prekur.

Ushqimet që duhet të shmangni kur keni refluks acidi

  • Ushqime me përmbajtje të lartë yndyre

Yndyra ngadalëson tretjen në stomak, duke e bërë atë që të jetë i mbushur për një kohë të gjatë, duke rritur kështu presionin ndaj unazës muskulare që përmendëm më sipër. Kjo rrit rrezikun e simptomave tërefluksit. Ushqimet me yndyrë të lartë përfshijnë të skuqurat si peshkuapo patatet e skuqura, apo disa lloje mishi si ai i derrit apo i qingjit.

  • Ushqime me erëza

Përderisa disa individë kanë zbuluar se erëzat rëndojnë simptomat e tyre, duhet të vini re vetë nëse keni tolerancë ose jo nga erëzat apo gjërat pikante.

  • Portokalli, mandarina ose limoni i shtrydhur mbi ushqim.

Vetë këto fruta nuk shkaktojnë refluks acidi por disa individë kanë treguar se ato ju shkakojnë përkeqësim të urthit apo edhe simptoma të tjera.

  • Hudhrat dhe qepët

Qepët mund të jenë një ngaushqimet më të këqija për individët që vuajnë nga refluks i rëndë. Edhe hudhra po ashtu, por jo aq e zakonshme. Megjithatë, kombinimi i qepës dhe hudhrës bashkë shpesh mund të jetë problematike.

  • Karamelet me mente

Ndërsa një çaj menteje pas darkës rekomandohet shpesh si një “ilaç” për tretje, për ata që vuajnë nga refluksi acid, ky çaj mund të përkeqësojë simptomat. Kjo sepse mentja relakson unazën muskulare para stomakut dhe lejon që aciditeti i stomakut të ngjitet në ezofag.

  • Çokollata

Ka disa prova se çokollata mund të përkeqësojë simptomat e refluksit të acidit, por kjo shpesh varet nga doza që konsumohet. Për shumicën e individëve, një sasi e vogël e çokollatës zakonisht tolerohet.

Alkooli mund të rrisë prodhimin e acidit të stomakut dhe të relaksojë unazën muskulare, duke shkaktuar ose përkeqësuar refluksin acid.

  • Kafe

Provat tregojnë se kafeja relakson përgjithësisht unazën muskulare në stomak dhe përkeqëson simptomat e refluksid acid dhe urthit.

  • Pijete gazuara

Shumë pije të gazuara mund të shkaktojnë rritje të gazit në stomak dhe distension gastrik dhe nëse stomaku juaj është i fryrë, ekziston një presion mbi unazën muskulare, duke nxitur refluksin.

Këshillat e mëposhtme të jetesës janë gjithashtu të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga refluksi acid:

✔ ️ Shmangni të ngrënit shumë afër gjumit dhe mos u shtrini menjëherë pas ngrënies.

✔ ️ Merrni hapa për të humbur peshë nëse jeni mbipeshë ose obezë.

✔️ Ndaloni pirjen e duhanit.

✔️ Nëse vëreni simptoma pas marrjes së ilaçeve ose suplementeve, flisni me mjekun tuaj.

✔️ Vishni rroba të lirshme të përshtatshme dhe shmangni çdo gjë të ngushtë rreth belit tuaj, i cili mund të bëjë presion mbi stomakun tuaj.

✔ ️ Bëni ushtrime të rregullta dhe të moderuara.

Lexo edhe: Çfare eshte refluksi i heshtur dhe ku ndryshon nga ai normal?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X