Nuk ka asnjë gjë si aroma e një fëmije. Aroma e kokës, gushes, trupit të fëmijës suaj është dehëse si asgjë tjetër.
Shkencëtarët vlerësojnë se ka rreth 150 kimikate të pranishme në aromën e trupit të foshnjës, dhe ndërkohë, edhe pse ata ende nuk e kanë identifikuar saktësisht se cfarë e bën atë erë aq të mirë për nënat, ne e dimë se asnjë aromë apo kimikat nuk mund të përcillet përmes telefonit.
Ky është një lajm i keq për Hilary Duffin, sepse “fatkeqësisht” kjo nënë e di se kur ndodhesh larg nga fëmija, nuk mund të kesh luksin apo kënaqësinë për ta shijuar këtë aromë.
“A keni provuar ndonjëherë të nuhasni erën e fëmijës suaj nëpërmjet telefonit?” thotë ajo me shaka në një postim të fundit në Instagram.
Atë e kishte marë malli shumë për aromën e së bijës dhe e kishte bërë postimin me shaka, megjithatë fjalët e saj ndoshta nuk janë shumë larg së vërtetës. Ajo vërtet do të kishte dashur t’i merrte erë së bijës nga telefoni.
Shkenca tregon se aroma e një fëmije ka efekt qetësues, kështu që ka kuptim që nënat mund të ndihen të lidhura apo pak të “varura” nga kjo erë. Seriozisht, studimet sugjerojnë se aroma e kokës së foshnjës ndikon trurin tonë në mënyrë të ngjashme me medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve mendore.
Ndërsa gratë nuhatin aromën, studiuesit studionin trurin e tyre me një aparat magnetik. Imazhet treguan se aroma e bebit ndikoi në trurin e nënës në mënyrë të ngjashme me disa ilaçe.
Do të ishte e mrekullueshme nëse ata mund të kuptonin gjithashtu një mënyrë për ta transmetuar atë nëpërmjet telefonit. 🙂 😛
Lexo edhe: Perse bebet kane nje arome aq te mire?









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu