10 truke të vjetra pastrimi që ju hyjnë në punë edhe sot

0 0

 

Ditët e sotme, për çdo gjë që na duhet, ne futemi të kërkojmë në internet. Por nuk duhet të harrojmë edhe disa praktika të vjetra, jo të modës, por që mund të na shërbejnë shumë në jetën tonë të përditshme.

  1. Përdorni kripë për pastrim sa më të lehtë

Është shumë më e lehtë ta pastroni sobën pas gatimit me kripë sesa me solucione komerciale. Thjesht aplikoni kripën dhe hiqeni me një pecetë të lagur.

pastrim me kripe

  1. Mprehni shpejt thikën

Nëse nuk keni me çfarë të mprehni një thikë, mjafton ta fërkoni atë në një enë porcelani.

mprehja e thikes

  1. Qëroni lehtë karotat

Mjafton të kaloni telin e enëve mbi karotë dhe do ta pastroni atë lehtësisht nga lëkura.

karota

  1. Thërrmimi sa më lehtë i bukës

Futeni bukën në frigorifer e kur ta nxirrni shkërrmoqeni.

buka

  1. Të ruajmë gjatë manikyrin

Përpara se të filloni të pastroni, vendosni pambuk mbi secilin thua pastaj vishni doreza sipër tyre.

manikyri

  1. Pastrimi pas një veze të thyer

Është më e lehtë ta hiqni vezën e thyer nga një sipërfaqe nëse e bashkoni me kripë. Përzierja e tyre bëhet e ngurtë dhe kështu pastrohet më lehtë.

veza

  1. Ruajtja e hudhrave

Hudhrat nuk thahen dhe e ruajnë shijen e tyre më mirë nëse i vendosni në një enë të zhytura në kripë.

hudhra

  1. Të luftojmë parazitët

Nëse vendosni gjethe dafinë në kripë, sheqer, miell etj ato largojnë insektet dhe bakteret.

parazitet

  1. Të thajmë si duhet rrobat e leshta

Mënyra më e mirë për të tharë rrobat e leshta, pa ndryshuar përmasat e tyre, është të hapni një palë geta, t’i vendosni brenda në grykën dhe mëngët e rrobës së leshtë dhe të lidhni getat në nderësen e rrobave.

rrobat e leshta

  1. Të zgjidhim më lehtë atletet

Në mënyrë që lidheset e atleteve të mos bëhen nyje të pazgjidhshme, hidhini pak pudër atyre.

lidhja e kepuceve

Lexo edhe: Cilat produkte te perdorim per pastrimin e shtepise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X