Mjekët zbuluan se unë kisha një defekt në zemër të quajtur Tetralogji Fallot kur isha vetëm 4 ditëshe dhe kjo shpejt u bë qendra e jetës sime.
Ky problem përfshin katër defekte të zemrës, dhe kjo shkaktoi që lëkura ime të kthehej në ngjyrë të kaltër, sepse nuk kisha oksigjen të mjaftueshëm në gjakun tim. Sapo mjekët bënë këtë zbulim, unë u transportova në spitalin e fëmijëve për kateterizimet e mia të para të zemrës gjatë viteve. Unë nuk duhej të qaja vitin e parë të plotë, sepse do të kthehesha në ngjyrë blu. Ishte vërtet e vështirë për prindërit e mi.
Tre muaj më vonë, kisha operacionin e parë të zemrës. Kam pasur një procedurë për çdo pesë deri në gjashtë vjet për të parë nëse çdo gjë po funksionon si duhet dhe për të vlerësuar sa kohë do të duhet derisa të kem nevojë për një operacion të dytë të vështirë. Në varësi të përparimit të teknologjisë dhe kërkimit, mund të më duhet një ndërhyrje më e hapur në zemër për të zëvendësuar valvulën aortale.
Aktualisht, unë kam 12 copa metali në zemrën time për ta mbajtur atë në funksion siç duhet. Çdo vit kam një kontroll të zemrës që përfshin një EKG dhe një ekokardiogramë. Ndonjëherë kam nevojë për një test stres ose një CT.
Unë dukesha si një fëmijë i shëndetshëm, por në brendësi, unë kam këtë gjendje të zemrës në vazhdim. Nuk mund të luaja sport, nuk bëja fizkulturë si bashkëmoshataret e mia dhe për këtë kam qenë pre e bullizmit. Fëmijët kurrë nuk e kuptonin me të vërtetë atë që kaloja unë.
Megjithëse miqtë e mi nuk mund ta kuptonin me të vërtetë atë që po bëja, shumica e tyre kanë qenë mbështetës dhe ishin atje për mua. Unë nuk kam shumë kufizime tani. Bëj aktivitet, notoj në pishina dhe det.
Ndoshta do të duhen 10 deri në 15 vjet për bërë operacionin tim të ardhshëm, të madh. Unë përpiqem të ha shëndetshëm dhe të bëj sa më shumë stërvitje që mundem, kështu që kur të vijë koha për procedurën tjetër, të jem gati ta përballoj. Puna që bëj më ndihmon të bëj 10 mijë hapa çdo ditë.
Unë përpiqem të mos mendoj për kirurgjinë dhe të jetoj jetën time duke bërë sa më shumë që të mundem.
Nëse nuk do të ishte për avancimet në teknologji dhe mjekët e mi, unë nuk do të kisha mbijetuar. Nëse ky defekt nuk korrigjohet, mund të jetë kërcënuese për jetën. Mjekët gjithnjë më thanë që pa kirurgji, do të kisha vdekur në mes moshës 2 dhe 4.
Unë gjithmonë u them grave që nëse nuk ndihen mirë, të shkojnë tek doktori.
Lexo edhe: Ja si ndikon kequshqyerja e nenes gjate shatztanise tek shendeti i zemres se femijes?
Sorry, there are no polls available at the moment.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu