Nëse kërceni për 6 minuta në javë mund të ulni rrezikun e osteoporozës

0 0

Gratë e moshuara mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës me gjashtë minuta, përmes ushtrimeve të thjeshta duke kërcyer.

Ky është rezultati i një studimi të fundit në Universitetin Metropolitan në Manchester, i cili testoi ushtrimet në 14 gra në të pesëdhjetat e tyre.

“Këto lëvizje janë vërtet të lehta dhe mund të bëhen në komoditetin e shtëpisë tuaj. Shpesh ecja nuk është e mjaftueshme për shëndetin e kockave dhe ne shpresojmë që ky studim do të inkurajojë më shumë gra të kryejnë ushtrime me ndikim të lartë, siç është hedhja dhe kërcimi”, thuhet në studim.

Gratë kanë pasur rezultate më të mira nëse i lëkundnin krahët ndërsa kërcenin nga toka.

Studimi nuk mati densitetin e kockave, por ndikimi i uljes në dysheme gjatë ushtrimeve ishte i rëndësishëm.

Kombinuar me tendosjen e muskujve të grave, besohet të jetë e mjaftueshme për të forcuar kockat.

Osteoporoza është bërë shumë më e zakonshme tek gratë, veçanërisht në kohën e menopauzës.

Më shumë se një në pesë femra mbi 50 vjeç kanë osteoporozën, krahasuar me gati 7 përqind tek meshkujt. Gjysma e grave mbi 50 vjeç mund të përjetojnë thyerje kockash, e cila njihet edhe si ‘sëmundje e kockave të brishtë’.

Megjithëse stërvitja e mësipërme thuhet se ndihmon në forcimin e eshtrave, gratë e moshës së mesme, të cilat duke u përballur me kërkesat e punës dhe duke u kujdesur për fëmijët dhe prindërit e moshuar, shpesh kanë pak kohë për të bërë ushtrime. Ky ushtrim me ndikim të lartë kërkon që kockat të sforcohen më shumë, kështu që stimulon qelizat e rritjes.

Gratë që morën pjesë në studim, botuar në Journal of Electromyography dhe Kinesiology, bënë një kërcim çdo katër sekonda, pastaj bënë një pushim më të gjatë, duke kryer një herë në çdo 15 sekonda.

Studimi sugjeroi që 30 hedhje tri herë në javë mund të jenë të dobishme për të parandaluar osteoporozën.

Lexo edhe: 7 mënyra për të parandaluar problemet me kockat

Sorry, there are no polls available at the moment.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X