Ne po dështojmë për sa i përket kujdesit të nënave me ngjyrë që sjellin në jetë fëmijë. Sipas autoriteteve amerikane, që është vendi më i zhvilluar në botë, rreziku i vdekjeve të lidhura me shtatzëninë për gratë me ngjyrë është 3 deri në 4 herë më i lartë se për gratë e bardha.
Këto statistika të zymta janë ato që kanë frymëzuar serinë më të fundit të fotografive nga Elaine Baca, një fotografe që ngre zërin ndaj diskriminimit me bazë racën, aq më tepër kur bëhet fjalë për kujdesin që duhet të tregohet në momentin e lindjes.
“Ne besojmë se çdo grua duhet të ketë qasje të lehtë në kujdesin cilësor të mamive, pavarësisht prej sfondit të saj demografik. I kërkoj shoqërisë sonë të bëjë më shumë për nënat dhe foshnjat afrikano-amerikane”, thotë Baca në një postim në Facebook me fotot.
“Pabarazitë me të cilat ballafaqohen gratë me ngjyrë janë tronditëse dhe të papranueshme dhe duhet të njihen nga kultura jonë përpara se të arrihet përparim i vërtetë”, shpjegon fotografja.
“Lufta e palodhur për barazi është shumë larg dhe kjo është dhimbje e dukshme në normat e vdekshmërisë së nënës dhe të fetusit për gratë me ngjyrë”.
Lexo edhe: Vdekshmeria foshnjore ende shume e larte!
Sorry, there are no polls available at the moment.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu