Bebi 1 muajsh, çfarë zhvillimi duhet të ketë dhe kur duhet të njoftoni mjekun?

0 0

Në fillim, mund t’ju duket se fëmija juaj nuk bën gjë tjetër veçse ha, fle, qan dhe mbush pelenat e tij. Por pasi të kalojë muaji i parë i jetës ai do të jetë më i vëmendshëm dhe do të reagojë më shumë. Gradualisht ai do të fillojë të lëvizë trupin e tij më mirë dhe me koordinim shumë më të madh, veçanërisht duke futur dorën në gojën e tij. Ju do të kuptoni se ai ju dëgjon kur flisni, ju shikon se si ju e mbani, dhe herë pas here lëviz trupin e tij për t’ju përgjigjur ose për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Këtu janë disa pika të tjera të cilat i bën një foshnjë 1 muajsh:

Ndryshimet në lëvizje

  • Bën frymëmarrje të çrregullt (ndalon për një moment dhe pastaj merr sërish frymë shpejt), duke iu dridhur kraharori.
  • Sjell duart afër zonës së syve dhe gojës.
  • Lëviz kokën nga njëra anë ose në tjetrën kur e shtrini me bark.
  • Koka i “bie mbrapa” nëse nuk mbështetet.
  • Duart i mban të mbledhura si grushte të vockla.

Ndryshimet vizuale dhe dëgjimore

  • Përqëndrohet 20 deri në 30 cm larg syve;
  • Leviz sytë dhe ndonjëherë i kryqëzon;
  • Preferon objektet me ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe ato që kanë kontraste;
  • Preferon fytyrat e njerëzve para objekteve të tjera;
  • Arrin të dëgjojë plotësisht;
  • Njeh disa tinguj;
  • Mund të kthehet drejt tingujve dhe zërave të njohur;
  • Ndryshimet në nuhatje dhe prekje;
  • Preferon erërat e ëmbla;
  • Shmang aromën e hidhur ose të thartë;
  • Njeh erën e qumështit të nënës së tij;
  • Preferon prekjen e gjërave të buta më shumë se sa ato të ashpra;
  • Nuk i pëlqen kur e mbajnë në krahë papritur apo ashpër.

Zhvillimi i shëndetit

Nëse, gjatë javës së dytë, të tretë ose të katërt të jetës së fëmijës suaj, bebi tregon ndonjë nga shenjat e mëposhtme të vonesës së zhvillimit, njoftoni pediatrin tuaj.

– Thith pak qumësht ose ushqehet ngadalë;

– Nuk dridhet kur shfaqet një dritë;

– Nuk fokusohet dhe ndjek një objekt të afërt që lëviz nga një anë në tjetrën;

– Rrallë lëviz krahët dhe këmbët; duket i ngurtë;

– Duket sikur i ka shumë të lira gjymturët ose lëshohet;

– Nofulla e poshtme dridhet vazhdimisht, edhe kur nuk qan apo kur nuk e ngacmojnë;

– Nuk u përgjigjet tingujve me zë të lartë.

Lexo edhe: Çrregullimet e gjumit tek femija, cilat jane shkaqet dhe si t’i trajtojme?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X