Pse nuk i fsheh kurrë periodat e mia nga dy djemtë e mi të vegjël

0 0

Unë e kam konsideruar gjithmonë veten feministe, por fëmijët e mi e kanë forcuar bindjen time për të drejta të barabarta në mënyra që nuk e prisja. Gjithashtu, lindja e tyre më rriti nivelin e rehatisë me trupin tim.

Unë i ushqeja me gji dy djemtë e mi dhe i ushqeja me bukë sa herë që ishin të uritur, kudo që ishim. Dhe kur periodat më erdhën pasi djali im i madh mbushi dy vjeç, më erdhi mundësia për t’i mësuar djalit tonë të madh Leos se menstruacionet ishin një proces i natyrshëm nga i cili askujt nuk duhet t’i vijë turp. Para se gjithash, po e rrisim atë që të jetë një feminist.

Kështu duke i mësuar atij se kjo është një gjë normale, vendosa të mos ia fsheh faktin se çdo muaj, unë kam periodat e mia. Për të qenë e sinqertë, është e vështirë të mbash diçka të fshehtë nga fëmijët. Ata të ndjekin kudo.

Leo tani është shtatë vjeç, ndërsa vëllai i tij, Jasper, është tre. Kur më ndjekin ndonjëherë në banjë, ata shohin gjak dhe reagimet e tyre ndryshojnë. Ndonjëherë ata nuk thonë asgjë për këtë dhe vazhdojnë bisedat rreth Pokemonit apo filmave të tjerë vizatimorë.

Por herë të tjera, ata ngelen të hutuar sikur të ishin duke menduar “çfarë dreqin po ndodh”?

Kur ndodh kjo unë gjej kohë për të folur me ta dhe ju përsëris se ky është një proces normal i trupit të femrës, dhe nuk është kushedi se çfarë.

Ju them se “kjo është ajo që ndodh kur ke një mitër dhe në bark nuk ke fëmijë. Çdo trup femëror ofron mundësinë për ta bërë mitrën një vend më të butë për fëmijën që do të vijë, por nëse nuk vjen fëmijë, ajo pjesa e butë nuk ka pse të jetë aty dhe për këtë arsye shkatërrohet dhe ky është gjaku që shihni”.

Gjithashtu gjithmonë përpiqem t’u kushtoj vëmendje fëmijëve që të kuptojnë se sa e rëndësishme është që trupi ynë ta bëjë këtë. Deri më tani, ata nuk kanë reaguar me entuziazëm ndaj kësaj ideje.

I bëj të gjitha këto për dy arsye. Së pari, sepse dua që fëmijët e mi të mbështesin vajzat që kanë menstruacione, që mund të jetë partnerja e tyre e ardhshme, një shoqe klase që mund t’i vijnë periodat në shkollë, apo të mbështesin edhe vajzat indigjene në veri të Saskatchewanit (për të cilat mungesa e fondeve për të blerë produkte rreth menstruacionve mund të nënkuptojë mungesë në shkollë) ose të më mbështesin mua! Së dyti, duke theksuar idenë se nuk ka asgjë nga organet tona që të na bëjnë të turpërohemi, do të ndihmojmë edhe fëmijët tanë të ndihen rehat me trupat e tyre.

Pra, motoja ime është, kur bëhet fjalë për periodat, thjesht lërini të vijnë.

Lexo edhe:Si shpjegohet cikli menstrual? Ndryshimet e humorit dhe ndryshimet fizike qe perjetoni

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X