Ky pyetësor është provuar shkencërisht se rindërton romancën.
Shumica prej nesh kanë konceptin e të gjeturit një shpirt binjak që do të jetë i tillë për gjithë jetën. Në fakt, kur kalojnë vite dhe fazat e para të dashurisë konsumohen apo shterojnë, marrëdhënia ka nevojë për shumë punë, detaje e investim emocional për t’u mbajtur gjallë. Sipas psikologut Arthur Aron, ky pyetësor i bën çiftet të rigjejnë dashurinë tek detaje të vogla të jetës së tyre të përditshme.
Grupi i parë i pyetjeve
- Sikur të kishe mundësi të zgjidhje kë të doje në gjithë botën, me kë do të darkoje?
- Do të doje të ishe e famshme, në ç’mënyrë?
- Përpara se të bësh një telefonatë, a e përsërit atë që ke për të thënë? Pse?
- Si do të ishte dita jote perfekte?
- Kur i ke kënduar vetes për herë të fundit? Po dikujt tjeter?
- Nëse do të jetoje 90 vjet dhe do kishe mundësi që të mbaje për 60 vjet mendjen ose trupin e moshës 30-vjeçare, cilin do zgjidhje?
- A ke ndonjë ide sekrete sesi do të ishte vdekja jote?
- Listo 3 gjëra të përbashkëta me partnerin.
- Për çfarë je më shumë mirënjohëse në jetë?
- Nëse do të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, cila do të ishte?
- Tregoji partnerit historinë e jetës tënde me sa më shumë detaje në vetëm 4 minuta.
- Nëse do të zgjoheshe nesër dhe do të kishte fituar një cilësi ose aftësi, cila do të ishte?
Grupi i dytë i pyetjeve
- Nëse një sferë kristali do t’ju tregonte çdo gjë për veten, për të ardhmen, për gjithçka tjetër, çfarë do të dëshironit të dinit?
- Ka diçka që ëndërron ta bësh prej kohësh? Pse nuk e ke bërë ende?
- Cila është arritja më e madhe e jetës tënde?
- Çfarë vlerëson më shumë në një shoqëri?
- Cili është kujtimi më i shtrenjtë që ke?
- Cili është kujtimi më i tmerrshëm?
- Sikur të mësoje se do të vdisje papritur për një vit, a ka diçka që do ndryshoje nga mënyra e jetesës? Pse?
- Çfarë do të thotë shoqëria për ty?
- Çfarë roli luan dashuria dhe afeksioni në jetën tënde?
- Thuaj 4 karakteristika pozitive të partnerit.
- Sa e afërt dhe e ngrohtë është familja jote? A mendon se fëmijëria jote është më e lumtura se e kujtdo?
- Si ndihesh në lidhje me marrëdhënien me nënën?
Grupi i tretë i pyetjeve
- Thuaj tre fjali për veten dhe partnerin duke filluar me “Ne të dy”…
- Vazhdo fjalinë: Do të doja të kisha dikë me të cilin të ndaja…
- Nëse ti dhe partneri do të bëheshit miq të ngushtë, cili është sekreti yt që ai duhet të merrte vesh?
- Tregoji partnerit çfarë të pëlqen më shumë tek ai, gjëra që në fillim të njohjes nuk mund t’i thuhen një personi.
- Tregoji partnerit një moment që turpshëm të jetës tënde.
- Kur ke qarë për herë të fundit para dikujt? Po kur ke qenë vetëm?
- Tregoji partnerit diçka që tashmë e pëlqen tek ai.
- Si do të reagoje nese do të bënin një shaka me diçka shumë serioze?
- Nëse do të vdisje sot dhe nuk do të kishe mundësi të flijse me askënd, për çfarë do të pendoheshe më shumë? Pse s’ja ke thënë akoma?
- Nëse shtëpia juaj do të përfshihej nga flakët, pasi të shpëtoje të gjithë njerëzit dhe të kishe mundësi të shpëtoje vetëm një gjë materiale cila do të ishte ajo? Pse?
- Vdekja e kujt anëtari të familjes do të ishte më e dhimbshme? Pse?
- Kërkojini ndihmë parnterit për zgjidhjen e një problemi. Gjithashtu kërkojini parnterit të vërë veten në vendin tuaj si ndiheni për atë problem?
Lexo edhe: Disa ushqime qe do t’ju ndihmojne te rigjeni pasionin ne cift!
Sorry, there are no polls available at the moment.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu