Këngëtari i njohur shqiptar Mozzik po gëzon ndoshta ditët e tij më të lumtura që prej lindjes së vajzës Hana, e cila erdhi në jetë rreth një muaj më parë.
Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë ndërsa duken shumë të kënaqur me këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre dhe shijojnë çdo ditë me vogëlushen.
Këtë fakt e tregojnë edhe vetë postimet e këngëtarit, i cili së fundmi është entuzaizmuar shumë pasi e bija ka qeshur për herë të parë.
Ai ka dashur që foton e saj ta shpërndajë edhe me të tjerët për të treguar lumturinë që po ndien në këto ditë, duke i vënë edhe një mbishkrim mjaft prekës.
“Hahahaha o engjulli jem .Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote Ti je jeta jem komplet.Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël”, shkruan Mozzik.
Lexo edhe: “Jeta ime ne nje foto”, Mozzik poston te bijen duke fjetur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu