Historia e pabesueshme e gruas nga Rusia që lindi 69 fëmijë në 76 vite

0 0

Fëmijët janë lulet e jetës por shumica prej nesh ndoshta kanë vetëm një buqetë të vogël me 2 ose 3 lule të tilla.

Ndoshta nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mendje por Rekordin Botëror Guinnes për fëmijët e lindur ndonjëherë e mban Valentina Vassilyeva.

Ajo ka jetuar në shekullin e 18-të dhe ka lindur plot 69 fëmijë.

Bright Side ka treguar një histori që teston limitet e trupit të një gruaje dhe ju takon juve të vendosni nëse duhet besuar apo jo.

Valentina Vassilyeva ishte gruaja e parë e një fshatari të quajtur Feodor Vassilyev nga Shuya, Rusi. Familja ka jetuar në vitet 1700, midis viteve 1707-1782. Valentina besohet të ketë vdekur në moshën 76 vjeçare, pasi ka lënë plot 69 pasardhës, 2 prej të cilëve vdiqën kur ishin ende foshnja.

Sipas Rekordit Botëror të Guinness, i cili pretendon se ajo ishte “nëna më pjellore në historinë e njerëzimit” gruaja kaloi nëpër 27 shtatzëni: 16 herë lindi binjakë, 7 herë lindi trinjakë dhe 4 herë lindi katërnjakë.

Natyrisht, ajo nuk ka lindur gjatë gjithë jetës së saj. Por në rekord thuhet se vitet pjellore të gruas ishin midis 1725 dhe 1765. Pra ajo ka kaluar plot 27 shtatzëni nëpër 40 vite.

Për shumë kënd mund të duket e pamundur por BBC ka bërë një llogaritje. Një shtatzëni mesatare zgjat 40 javë. Megjithatë, sa më shumë fëmijë që keni në mitër, aq më shumë gjasë ka që lindja të jetë më herët. Sipas llogaritjeve të BBC, znj. Vassilyeva mund të ketë pasur shtatzëni 37 javëshe me binjakë, shtatzëni 32-javore me trinjakët, dhe shtatëzani 30-javore me katërnjakët.

Nëse i mbledhim kemi plot 936 javë. Një vit përbëhet nga 52 javë, kështu që nëse i ndajmë numrat që rezultojnë, dalin 18 vjet. Pra, zonja Vassilyeva ka kaluar 18 vjet të tëra të jetës së saj duke qenë shtatzënë. Duket mjaft sfiduese për nënat që ankohen me të parin apo jo?

Ekspertët e riprodhimit bëjnë pyetje për të gjithë

Ndërsa teorikisht, zonja Vassilyeva kishte mjaft kohë për të mbajtur të gjitha foshnjat, ka disa fakte për t’u marrë në konsideratë. Para së gjithash, ka një gjë të tillë si ovulimi i shumëfishtë, kur trupi i një gruaje lëshon disa vezë për ciklin. Megjithëse kjo nuk është gjëja më e zakonshme në botë, ka mundësi që Valentina të ishte një fenomen.

Shtatzënia është një periudhë sfiduese për trupin e një gruaje. Kur shtatzënitë shkojnë njëra pas tjetrës në më pak se 18 muaj larg, rreziku i komplikimeve rritet si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Trupi i një gruaje nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u shëruar nga të gjitha ndryshimet e shkaktuara nga shtatzënia e mëparshme dhe për të rikthyer të gjitha lëndët ushqyese që ka humbur. Tani, nëse 2 shtatzëni njëra pas tjetrës janë të rrezikshme, imagjinoni të keni 27 prej tyre, pa pasur kohë për të pushuar.

Ka dyshime shkencore lidhur me këtë histori por ka edhe fakte historike që pohojnë jetën e zonjës në fjalë.

Në një listë të dërguar nga manastiri Nikolskiy në Moskë më 27 shkurt 1782, thuhej se Feodor Vassilyev kishte 82 fëmijë të gjallë në atë kohë, nga 2 martesa. Të dhënat nga lista u botuan në 1834 në Panoramën e Shën Petersburgut.

Po ashtu edhe në 1783, revista “Gentleman’s” publikoi një artikull që përfshinte rastin e Vassilyev dhe fliste për fëmijët që ajo kishte lindur.

Lexoni edhe: Dita e nje gruaje shtatzene, si eshte e mundur qe gruaja te gjeje gjithe kete energji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X