Një studim i ri ka zbuluar se nënave të reja ju duhen përafërsisht 3 muaj për t’u ndjerë të sigurta në lidhje me fëmijët e tyre. Në një sondazh ku kanë marrë pjesë 2000 nëna me fëmijë deri në tre vjeç ka rezultuar se më shumë se 50% e tyre pranoi që kishte frikë se po bënte diçka gabim me rritjen e fëmijës. Pjesa më e madhe e tyre kalonin shumë kohë duke u kujdesur për fëmijën, edhe nëse vetë nuk ishin mirë.
Shqetësimi kryesor lidhjen me ushqyerjen e fëmijëve të porsalindur. Më shumë se një e pesta e nënave ndiheshin se nuk po ushqenin siç duhej foshnjat e tyre.
Mjekja Jennifer Garner, autore e librave që udhëzojnë nënat në vitin e parë të jetës së fëmijës thotë se ka rëndësi jetike që nënat të jenë të përgatitura për mënyrën e ushqyerjes së bebit.
Sipas saj, një gabim i rëndësishëm që bëjnë nënat që ushqejnë fëmijët me formulë është se shtojnë më tepërse ç’duhet ujë duke ulur përqëndrimin e formulës. Por, formula është projektuar për të plotësuar nevojat e fëmijës dhe mungesa e sasisë së saj mund të sjellë probleme serioze.
Problemi tjetër më i zakonshëm në mesin e nënave të reja ka të bëjë me të ardhurat e familjes. Disa ishin të shqetësuara se nuk do të kishin para të mjaftueshme për t’u kujdesur për një fëmijë, ose kishin nënvlerësuar ndikimin financiar të shtimit të një anëtari të ri në familje.
Po ju sa kohë u është dashur të ndiheni se po e bëni mirë detyrën si nënë?
Lexo edhe: Nese memesia do te paguhej, ja sa do te fitonit cdo muaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu