Shumica e lodrave plastike, kryesisht të prodhuara në Kinë rezultojnë me përmbajtje të lartë kimikatesh të rrezikshme të cilat dëmtojnë shëndetin dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve.
BE sanksione kundër lodrave plastike
Tashmë në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri prindërit shtojnë blerjet për dhurata për fëmijët e tyre. Pjesa më e madhe e lodrave janë plastike. Por qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian këshillojnë blerësit të shmangin sa më shumë lodrat plastike pasi në to janë gjetur kimikate që ligjërisht janë të ndaluara dhe të dëmshme për shëndetin.
Kujdes me blerjet
Përfaqësues të politikave të kimikateve shprehen se nevojitet kontrolli i duhur i tyre dhe zbatimi më shumë se kurrë i masave ndaluese. Megjithatë, BE javën e kaluar vendosi një strategji të gjerë dhe për ta trajtuar. Ndërkohë, blerësit këtë Krishtlindje mund të duan të përpiqen të shmangin lodrat plastike krejtësisht.
Përmbajtja e rrezikshme dhe dëmtimi i shëndetit
Muajin e kaluar, një operacion i përbashkët i doganave të BE njoftoi se më shumë se 30,000 kukulla kryesisht kineze ishin shkatërruar nga autoritetet e mbikëqyrjes së tregut pasi u konsideruan si “rrezik serioz” ndaj fëmijëve për shkak të niveleve të larta të ftalateve. Ftalatet janë shtresa plastike të lidhura me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë edhe keqformimin e organeve riprodhuese dhe zhvillimin e vonuar të gjuhës.
Zyrtarët gjithashtu bëjnë thirrje që blerësit të jenë të kujdesshëm ndaj “lodrave plastike të lira dhe të buta nga Kina dhe vende të tjera të Azisë”.
Konsumatorët gjithashtu duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi nuhatjes. Nëse një lodër ka erë të këndshme, mund të ndodhë që ajo të lëshojë kimikate.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu