Fëmijët shpesh na japin mësime të rëndësishme në jetë, por në disa raste edhe na e shpëtojnë atë. Kjo ka ndodhur me një nënë në Britani, e cila vuan nga fibromialgia – sindromi karakterizohet nga dhimbje kronike e përhapur në gjithë trupin dhe ka pësuar një krizë të papritur në shtëpi. Së bashku me të, ishte Kaitlyn e vogël, vetëm katër vjeç.
Vogëlushja, kishte mësuar nga motra dhe vëllai i saj më të mëdhenj si të telefononte urgjencën në rast rreziku dhe ia doli mbanë.
“Në shtëpi jam unë, mami, një qen dhe një kotele. Për të arritur atje, duhet të shkoni poshtë kodrës dhe të ngjiteni në anën tjetër”, – tha vajza duke udhëzuar punonjësit e ndihmës shëndetësore.
Personi me të cilin foli vogëlushja, kishte detyrë të vështirë për të kuptuar saktë se ku duhet të shkonte ambulanca për të ndihmuar të sëmurën. Megjithatë ai shprehet i habitur nga një zë aq i vogël në telefon dhe përgëzon vajzën e vogël që përmes pyetjeve të tij ia doli t’i orientonte.
Edhe nëna ndihet mjaft krenare pë vajzën e saj të vogël.
Lexo edhe: Vogelushja e paralizuar i shpeton jeten vellait









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu