Për vite të tëra kemi dëgjuar se të ashtuquajturat “yndyrna të mira” kanë një efekt mbrojtës në trup, veçanërisht në sistemin kardiovaskular në tërësi. Por, ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm, Omega 3 mund të jetë më pak e mrekullueshme se sa pritej. Sipas hulumtimeve të gjera, këto substanca nuk kanë aftësinë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo për të përmirësuar rezultatet e goditjes ose problemeve me koronaren.
A shembet një mit?
Omega 3 i përket familjes së acideve yndyrore esenciale, dmth yndyra që nuk mund të sintetizohen nga trupi, por vijnë ekskluzivisht nga ushqimi. Ato janë kryesisht të përfshira te peshku. Deri dje, mendohej se omega-3 kanë veti anti-inflamatore, ul nivelin e kolesterolit në gjak, ul agregimin e trombociteve dhe ato rrit viskozitetin e gjakut dhe kështu ndihmojnë sistemin kardiovaskular, si dhe organe të tjera. Ndërsa hulumtimi i ri vë gjithçka në pikëpyetje.
Ngrihen shumë dyshime
Autorët, të cilët i përkasin Bibliotekës Chocrane kanë analizuar 112,059 persona dhe shprehen se nuk kanë vëzhguar efekte mbrojtëse. Studiuesit nuk ishin në gjendje të demonstronin një përfitim të qartë klinik në çrregullimet e zemrës, “konfirmoi menaxheri i hulumtimit, Lee Hooper, në përfundim të kërkimit.
Ta dini!
Pavarësisht se ende nuk dihet roli i vërtetë i vitaminës Omega 3, ende është një ide e mirë të konsumoni një sasi të caktuar peshku. Sidoqoftë, përsa i përket shtojcave, gjithnjë duhet të pyesni mjekun për këshilla.
Lexo edhe: Marrja e omega-3 pas lindjes permireson shendetin e zemres dhe parandalon diabetin









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu