Vitamina D është aleati i rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe prodhohet nga lëkura nën stimulimin e rrezeve të diellit: mungesa e saj inkurajon zhvillimin e osteoporozës dhe në përgjithësi është e dëmshme për trupin, pasi ajo mund edhe të nxisë shfaqjen e llojeve të caktuara të kancerit dhe diabetit. Megjithatë, edhe tejkalimi i saj mund të jetë toksik.
Për të ditur nivelet e vitaminës D në trup mjafton vetëm një test i thjeshtë gjaku. SIpas specialistëve personat e rritur, të shëndetshëm, nuk kanë nevojë për shtesë të vitaminës D nëse kanë 20 ng për mililitër gjak. Por për personat që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë këtë vlerë nën 30 ng për mililitër gjak, nevojiten shtesa.
Ushqimi dhe dielli
Një dietë e shumëllojshme, e ekuilibruar, me kalori të arsyeshme si dhe ekspozimi ndaj diellit (në masën e duhur, në kohë kur ju nuk rrezikoni djegien) është më se e mjaftueshme, të paktën për të rriturit të shëndetshëm, për të lejuar trupin të sintetizojnë një sasi e vitaminës D të mjaftueshme për të plotësuar nevojat. Sa i përket burimeve të ushqimit, ka disa ushqime që përmbajnë më tepër. Ndër to janë mëlçia, gruri, salmon, veza.
A e dini se?
Perdorimi i sapunëve agresivë ndërpret sintezën e vitaminës D, e cila ndodh në lëkurë.
Lexo edhe: Vitamina D na mbron nga kanceri i gjirit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu