Insufiçienca kardiake ndodh atëherë kur zemra nuk është më në gjendje ta kryejë plotësisht funksionin e saj, domethënë të furnizojë tërë organizmin me gjak. Fakti më shqetësues është se dështimi i zemrës po fillon të përhapet veçanërisht në mesin e të rinjve midis 18 dhe 40 vjeç. Këto janë rezultatet nga një sondazh i 15.000 njerëzve.
Droga është një nga shkaqet
Michele Gulizia, president i Fondacionit që ka kryer sondazhin, një nga shkaqet kryesore është abuzimi me drogën, duke përfshirë kokainën dhe anabolik. Ka shumë të rinj që abuzojnë me substanca narkotike ose përdrorin pije energjike për t’i rezistuar aktiviteteve të ndryshme fizike. Të gjitha këto rrisin rrezikun për zemrën.
Simptomat e dështimit të zemrës
Një zemër e zmadhuar është më e lodhur, e ka të vështirë të pompojë gjakun, i cili më pas arrin organet me vështirësi më të madhe. Ndër simptomat më të zakonshme: gulçim, lodhje, ndjekur nga marramendje, këmbë të fryra dhe kapsllëk. Dështimi i zemrës është një problem kronik që mund të ketë periudha të qëndrueshme, pa krijuar vështirësi të mëdha dhe episode të papritura që çojnë në përkeqësimin e kushteve të zemrës.
Ta dini!
Diagnoza është e bazuar në një ekzaminim kardiologji me elektrokardiogramë, i cili mat madhësinë e zemrës, trashësinë e mureve, vlerëson aftësinë e tkurrjes dhe vlerëson statusin e valvulave, për të kuptuar se si zemra është dëmtuar.
Lexo edhe: Femijet e lindur nga nenat ne moshe te madhe rrezikohen nga problemet me zemren






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock