Historia e pabesueshme e Anës dhe Pilarit. Nëna dhe vajza gjejnë njëra-tjetrën pas 45 vjetësh heshtjeje dhe gënjeshtrash. Asnjëra nuk e dinte për ekzistencën e tjetrës, por në saje të një telefonate anonime, gjithçka ndryshoi për mirë.
Historia e Anës dhe Pilarit
Gjithçka ndodhi në Madrid, Spanjë në korrik të vitit 1973. Pilar, një grua nga Avila, e cila është 69 vjeç, shkoi në klinikë për të lindur vajzën e saj të parë Ana Belen Pintado. Por këtu mjekët i thanë se fëmija vdiq gjatë lindjes, diçka që konfirmohet edhe nga babai i saj biologjik.
Ndërkohë, Ana është rritur me gënjeshtra. Në fakt, ajo beson se është një fëmijë i vetëm dhe nuk e di se në realitet njerëzit që kujdesen për të nuk janë prindërit e saj biologjikë.
Nëna dhe vajza takohen përsëri pas 45 vjetësh
Ana dhe Pilar nuk mund ta dinin se pas 45 vitesh jetët e tyre do të ndryshonin. E gjitha filloi kur Ana papritmas mori një telefonatë anonime. Asaj i thanë se njohin nënën e saj biologjike dhe i lanë një numër telefoni. Ana fillimisht kishte dyshime, por pasi bëri disa kërkime vendosi ta telefonojë këtë numër dhe të flasë me nënën e saj.
“Në fillim, kur e kontaktova, ajo ishte pak e befasuar dhe e hutuar. Foli pak, por pastaj heshti”. Këto janë fjalët e Anës kur e pyetën se si nëna e saj reagoi ndaj telefonatës.
Pilar ishte vërtet e hutuar dhe pranoi: “Unë kurrë nuk kam kërkuar për të, sepse në klinikë më thanë se vdiq gjatë lindjes”.
Pastaj ato vendosën të takoheshin. Ana u gëzua edhe më shumë kur mësoi se nuk ishte fëmijë i vetëm, por kishte vëllezër e motra.
Tani nëna dhe vajza nuk kanë ndërmend të ndahen. Jeta i ka mbajtur ato larg për një kohë të gjatë dhe prandaj është koha për t’u rikuperuar.
Lexo edhe: Aksident rrugor, gruaja vdes pasi lind vajzen/ FOTO






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock