Pirsing në gjuhë? Rrezikshmëri e lartë për shëndetin

0 0

 

Vendosja e një pirsing në gjuhë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të dhëmbëve, duke përfshirë parodontit, pra inflamacionin e indeve të gojës.

Më shumë probleme nëse pini duhan

Prandaj, ekspertët pajtohen se të rinjtë që vendosin të bëjnë pirsing në gjuhë duhet të dinë rreziqet në nivel lokal dhe përsa i përket shëndetit të përgjithshëm lidhur me to. Rreziqet rriten nëse pini duhan dhe keni higjienë jo të mirë të gojës.

Gjithnjë e më shumë në modë

Vendosja e tyre është shumë në modë kohët e fundit, në vesh, hundë, vetull dhe është bërë shumë e shpeshtë edhe në gojë, por nuk përjashtohen as pjesët intime.

Gjuha dhe buzët lëvizin vazhdimisht dhe mund të prekin enë të rëndësishme të gjakut. Për të gjitha këto arsye, një pirsing në gjuhë është i vështirë për t’u menaxhuar dhe mund të zgjasë deri në katër muaj për t’u shëruar në rast komplikimi.

Rrezik i lartë i infeksioneve

Problemet fillojnë në momentin e hapjes së vrimës me prishjen e mundshme të disa enëve të gjakut që kalojnë në gjuhë dhe gjakderdhja mund të jetë e madhe, saqë të lindë nevoja për të shkuar në spital.

Për më tepër, nëse shkoni tek persona joprofesionistë ka shumë gjasa të merrni infeksione të rënda si herpes, HIV, viruset e hepatitit B dhe C etj.

Dëmtimi i indeve të gojës gjithashtu hap rrugën për mundësinë e baktereve të panumërta që mund të depërtojnë lehtësisht në sistemin e qarkullimit të gjakut nga goja dhe të përhapen në organizëm. Komplikime tjera të mundshme përfshijnë dëme neurologjike, mpirje, ndjeshmëri të reduktuar, prodhimin e tepërt e pështymës, vështirësi në përtypje ose gëlltitje.

Lexo edhe: Tatuazhet dhe pirsing ne shtatzani, a mund ti beje nje grua

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X