Sipas një studimi të kohëve të fundit, nëse e trajtoni fëmijën si ndonjë personazh me superfuqi, ai do të fitojë aftësinë të këmbëgulë në jetën reale në situatat më të mërzitshme.
Fëmijët që pretendojnë se i ngjajnë një karakteri të fortë, u qëndrojnë më gjatë detyrimeve të tyre.
Për studimin, hulumtuesit morën 180 fëmijë në mes të moshës 4 dhe 6 vjeç për të përfunduar një detyrë të zakonshme, por “të rëndësishme” për 10 minuta. Disa fëmijëve u tha thjesht të bënin detyrën, ndërsa të tjerëve të mendonin sikur ishin Battman ose Dora Eksploruese.
U vu re se këta të fundit treguan më shumë vëmendje gjatë realizmit të detyrës.
Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të lidhet me teoritë mbi vetë-distancimin, të cilat thonë se tërheqja nga një situatë në fakt mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj tundimeve.
Vetëm mos krijoni pritshmëri shumë të larta: diferenca në përqëdrimin e fëmijëve ishte rreth 15%.
Megjithatë, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit që luftojnë për të mbajtur fëmijët e fokusuar.
Për të inkurajuar fëmijët të jenë të vëmendshëm dhe të përfundojnë detyrat e tyre, kërkojini të sillen sikur të ishin një personazh i superfuqishëm dhe mundësisht personazhi i tyre i preferuar.
Lexo edhe: Si te stimulojme inteligjencen e femijes, psikologet zbulojne lidhjen e merzitjes dhe zhvillimit






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock