Në verë është e lehtë të ndiqni zakonet e këqija, të tilla si qëndrimi i tepërt në diell pa mbrojtjen e duhur, reduktimi i orëve të gjumit etj. E gjithë kjo çon në mënyrë të pashmangshme në një vjeshtë ku përjetoni çrregullime të flokëve dhe lëkurës së trupit.
Duket e çuditshme, sepse pas pushimeve ju duhet të jeni në formë më të mirë, por nuk ndodh kështu. Është ngritur alarmi nga specialistë të IHRF (Fondacioni Ndërkombëtar i Kërkimeve për Flokët), të cilët vlerësuan një rritje sistematike prej rreth një të katërtës së rasteve të sëmundjeve të lëkurës midis shtatorit dhe tetorit: 24.8% në vitin 2016 shkaktuar kryesisht nga mbrojtja jo e mirë nga rrezet diellore dhe zakonet që mund të ndryshojnë në mënyrë drastike ritmet e qarkullimit të gjakut dhe rrjedhimisht prodhimin e melatoninës.
Dëmi mund të shihet tani
Nuk është rastësi që periudha mes fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës regjistron një numër në rritje të vizitave te dermatologu për probleme të lëkurës dhe flokëve për shkak jo vetëm të dëmtimit nga rrezet ultravjollcë, por edhe për shkak të përdorimit të gabuar të produkteve të kozmetikës në përgjithësi. Një nga zonat më në rrezik është ajo e kokës, ku njollat, skuqjet dhe probleme të tjera nuk janë të dukshme me sy të lirë. Shpesh ne harrojmë se po nuk u mbrojtëm si duhet shkaktohet rënie dhe dobësim i flokëve.
Por problemet nuk përfundojnë këtu. Një aspekt tjetër alarmant për specialistët janë modelet e gjumit që do të ndryshojë prodhimin normal të melatoninës dhe mund të shkaktojnë një humbje të papritur dhe të konsiderueshme të flokëve pas pushimeve.
Dieta ushqimore
Në të gjitha këto raste është më mirë të ndërhyni menjëherë kur hyn vjeshta. Përveç kremrave, suplemeteve shtesë e trajtimeve të tjera, dieta ushqimore luan një rol kryesor. Ushqimet duhet të përmbajnë kryesisht proteina dhe aminoacide dhe vitamina B që rregullojnë sekretimin dhjamor.
Duhet të dini që:
Vitamina H e cila gjendet në perime, drithëra, maja, vezë, oriz, qumësht dhe mëlçi, është thelbësore për prodhimin e keratinës dhe forcimin e flokëve.
Vitamina E, e pranishme në vajrat bimore, tek gruri dhe frutate thata, gjithashtu luan një veprim mbrojtës efektiv.
Lexo edhe: Çfare tregojne floket per shendetin?
')}






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock