Për një prind është e tmerrshme të shohë fëmijën viktimë të lojërave, shakave të hidhura apo agresivitetit të bashkëmoshatarëve. Por në të vërtetë nuk është puna e foshnjës të ngrejë zërin e të mbrojë veten. Kjo është detyra juaj dhe e të rriturve të tjerë të pranishëm.
Mundohuni të jeni sa më qetësues që të mos e bëni situatën më keq. Fëmijët duhet të shohin se është e mundur t’i zgjidhin mosmarrëveshjet pa qenë agresivë dhe pa u mërzitur.
Fëmijët e vegjël shpesh janë të interesuar thellësisht për fëmijët e tjerë në moshën e tyre. Që kur janë 5 deri në 6 muajsh, foshnjat do të tregojnë interes se çfarë bëjnë fëmijët e tjerë dhe përpiqen t’i kopjojnë.
Deri në kohën kur fëmija juaj mund të ecë, ai do të jetë i prirur për të eksploruar atë që bëjnë shokët e tij. Fëmija gjithashtu mund të fillojë të krijojë miqësi të vërteta dhe të qëndrueshme.
Por edhe miqtë më të mirë të foshnjave shpesh e dëmtojnë dhe lëndojnë njëri-tjetrin. Kjo ndodh sepse ata ende nuk e kanë aftësinë të vendosin veten në vendin e tjetrit për të kuptuar si ndihen.
Ata gjithashtu nuk janë në gjendje të kuptojnë edhe kur dy shokë ndihen njësoj. Për shembull nëse dy fëmijë duan të njëjtën lodër, me shumë mundësi do ta marrë ai që është më i fortë dhe këmbëngulës.
Tjetri mund të qajë dhe të rriturit mund të frustrohen me të dy. Nëse një foshnjë përpiqet ta përqafojë tjetrin, por përqafimi nuk kërkohet, ju mund të ndiheni të hutuar se si t’i përgjigjeni të dyve.
Kur fëmija juaj është rreth dy vjeç, mund të filloni t’i mësoni atij si të negociojë. Në këtë moshë fëmijët fillojnë të kuptojnë se si ndihet dikush tjetër. Megjithatë, edhe në moshën trevjeçare, fëmijët e vegjël që mund të kuptojnë se si t’i ndajnë lodrat, shpesh janë më të interesuar të ndjekin atë që dëshirojnë vetë.
Ndërkohë, mos prisni që të vegjlit t’i zgjidhin gjërat vetë. Ata kanë nevojë për të rriturit për të ruajtur paqen dhe për të shpjeguar gjërat.
Lexo edhe: Femijet e shkathet dhe energjike nuk jane me te zgjuar se te tjeret!
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu