Kur përmendim bananet direkt në mëndje na vijnë fëmijët. Kemi dëgjuar shpesh që disa persona të thonë “Ti nuk je i vogël të hash banane”. Bananet janë të ëmbla, të buta dhe treten shumë shpejt. Janë një ushqim i përkryer për foshnjën.
Rëndësia e vlerave ushqyese të bananeve
Vitamina A – Mbron sistemin imunitar të foshnjës, lëkurën, sytë dhe kockat.
Vitamina C – Lehtëson sitemin e frymëmarrjes.
Vitamina B – Mbron trurin dhe sistemin nervor.
Vitamina B6 – Kjo vitaminë është e nevojshme për zhvillimin dhe funksionimin normal të trurit, dhe ndihmon trupin të krijojë hormonet serotoninës dhe norepinefrinës, të cilat ndikojnë në gjendjen shpirtërore.
Mineralet
Kaliumi – Ky është një mineral që mbron zemrën dhe funksionin e veshkave.
Magnezi – Ky është një mineral i domosdoshëm për shëndetin e kockave të trupit dhe të skeletit, dhe tepër i rëndësishëm në rregullimin e prodhimit të energjisë.
Kalciumi – Një mineral tjetër që rregullon rritjen e kockave dhe zhvillimin skeletor, dhe luan një rol në prodhimin e disa hormoneve.
Fosfori – Ky mineral punon me kalcium për të ndihmuar në ndërtimin e kockave të forta dhe dhëmbëve.
Natriumi – Ky është një mineral tjetër që është i ngjashëm me kaliumin, për të rregulluar funksionet kardiovaskulare dhe balancën e ujit në veshkat.
Hekuri – Është një lëndë ushqyese për ndërtimin e gjakut dhe rrit kapacitetin e mbajtjes së oksigjenit të qelizave të kuqe të gjakut.
Bananet janë një ushqim i mrekullueshëm si ushqim i parë tek fëmijët.
Bananet mund t’i jepen fëmijës kur është rreth 4-6 muajsh. Mjafton të jenë të freskëta. Këputeni në copa të vogla dhe mund t’ja jepni fëmijës ta mbajë në dorë. Në këtë mënyrë mëson dhe si të ushqehet vetë.
Si t’i ruani bananet?
Bananet nuk futen në grupin e frutave të pista dhe me pesticide.
Ato nuk i humbasin vlerat e tyre ushqyese gjatë periudhave të shkurtra të magazinimit, pasi lëvorja e mbron shijen e saj. Kur vendosni të blini banana zgjidhini ato të verdha ose tepër të pjekura. Banania nuk ka ndonjë metodë të veçantë se si të ruhet… Thjesht mund t’i lini në banak ose atje ku mbani frutat e tjera.
Lexo edhe: Bananet ne shtatzani
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu