Kush vendos të bëhet nënë në moshën 30-40 vjeç ka më shumë mundësi të rrisë fëmijë më të qetë dhe më pak emocionalë. Gjithnjë e më shumë gra, zgjedhin për arsye karriere ose jo që të bëhen nëna në moshën 30-40 vjeç. Mosha e shtatzanisë për fëmijën e parë është rritur shumë krahasuar me vitet nëntëdhjetë. Në vendet e zhvilluara ardhja e një fëmije në jetë duhet të jetë në përshtatje me jetën e çiftit.
Por mosha 30-40 vjeç i lejon gratë të përballen me mirë me përgjegjësitë dhe i jep asaj një siguri më të madhe.
Mama të “pjekura? Fëmijë më të qetë
Mosha e rritur e nënës nuk është një problem për rritjen emocionale të fëmijës. Përkundrazi, sipas rezultateve të hulumtimeve të reja, fëmijët e lindur nga nënat në moshën 30-40 vjeç janë më të qetë dhe kanë më pak vështirësi emocionale. Sipas një studimi të Universitetit të Aarhusit në Danimarkë, botuar në revistën Journal of European Developmental Psychology doli se të fëmijët e lindur nga nënat në moshën 30-40 vjeç janë më të qetë dhe nuk preken emocionalisht. Studiuesit shqyrtuan sjelljen e 4,741 nënave dhe foshnjave të tyre, të cilat u gjetën me më pak prbleme emocinale të sjeljes, sidomos në mes të 7 dhe 11 viteve. Megjithatë, në moshën 15 vjeçare dallimet zvogëlohen.
Më pak ndëshkim
Arsyeja?
Gratë më të vjetra janë më pozitive në lidhje me amësinë. Në moshën 20vjeçare statusi i ri i nënës përjetohet me pasiguri më të madhe, ndërsa në moshën 30-40 vjeç përjetimet janë më të ndergjegjshme dhe me pjekuri më të madhe. Dhe ankthi është më i reduktuar dhe nuk përcillet tek fëmija i vogël. Nënat në moshën 30 vjeç nuk ndëshkojnë fëmijët dhe ju lejojnë atyre të rriten me më pak probleme emocionale. Pothuajse gjithmonë fëmija i parë i lindur nga një nënë mbi 30 vjeç është një fëmijë i qetë. Kjo ndikon në ekuilibrin e nënës, që i transmeton fëmijës më pak ankth dhe sigurisht që ndikon në rritjen e tij.
Lexo edhe: Lindja dhe rritja e femijes ne kohen e komunizmit
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu