Pyetja e parë
Përshëndetje! Humba bebin në javën e 24 me plasën ujërat. Gjatë shtatzënise kisha shume sekrecione me ngjyre e ere. I thashë doktorit tim me tha ska gje. Bëra nje mbjellje dhe me nxorrën
me candida, doktoresha sme dha kure se tha është normale. Pas abortit bej nje analizë Afi genital dhe më nxjerr me mykoplazëm dhe candida. Pyetja ime konsiston në mund ta parandaloja humbjen e bebit nëse doe kisha konstatuar
qe kisha mykoplazem dhe a mund ta kuroja? Gjatë shtatzënise e kisha bebin shume poshtë dhe ndjeja shumë dhimbje por doktori më thoshte ske gje. Dua te di ku mund tju gjej tjetër pervecse tek Hygeia. Faleminderit!
Përgjigjja e Enriketa Kroi
Përshendetje e dashur! Më vjen keq që ke perjetuar një experience jo pozitive me shtatzaninë. Patjeter që duhen testuar dhe duhen trajtuar disa baktere, të rrezikshme të cilet shkaktojnë infertilitet, aborte, lindje te parakohshme, në lindje të femijeve të vdekur apo në anomali tek fetusi. Një nga keta mund te jete mycoplasma homminis. Candida nuk është microorganizëm qe shkakton probleme tek bebi, por mundet qe nese persiston për shumë kohë, të shkaktojë ‘plasje te parakohshme të membranave ‘, dhe si rrjedhojë në nderprerje të shtatzanisë. Patjetër që mund te konsultohemi bashkë. Me shkruaj ne messenger që të fiksojme nje takim në ditët ne vijim.
Pyetja e dytë
Përshendetje. Kam 2 muaj që kam abortuar në muajin e 5. Cikli më ka ardhur normal po ne ditën e ovulimit kam pasur dhimbje të forta ne vezore. Kam pire buscopan e jam qetësuar. Është normale apo duhet të shqetësohem.
Faleminderit!
Përgjigja e Enriketa Kroi
Shpesh ndodh qe të kesh dhimbje barku ose dhimbje në të dy anet e barkut gjatë ovulacionit. Përgjithesisht është kalimtare ndaj buscopanin mund ta perdoresh pa problem. Gjithashtu edhe analgjesik të tjerë si ibuprofen, paracetamol, ketoprofen mund të marrësh pa merak.
Pyetja e tretë
Përshendetje! Unë kam vajzën që tani bën 14 muajshe dhe pas lindjes me janë shtuar shumë dhimbjet kur më vjen cikli, se para që te lindja vajzen as nuk i ndjeja fare dhimbjet ndersa tani edhe kur pi qetesues nuk qetsohem fare përfundoj gjithmone duke marr surum, tani herën e fundit që bera ekon me doli qe mitra ishte kthyer mbrapsht dhe kam dhe nje kist të vogel, dhe jam dhe anemike ngaqë jam dobsuar shumë pas lindjes…si mund tja bej me këto dhimbje? Kam degjuar që kur të lindësh bebin tjeter do të qetesohen dhimbjet por tani është shume heret per nje shtatzani te 2 nuk di si tja bej vertet..Faleminderit!
Përgjigjja e Enriketa Kroi
Në fakt pas një lindje vaginale dhimbjet qetësohen. Mitra rrallë ndodh qe te nderrojë pozicion pas nje lindje. Ka gjasa qe edhe ky pozicion i ri i saj te coje në dhimbje menstruale. Kisti nuk jep dhimbje menstruale. Ne dhimbje menstruale mund të perdoresh oki, buscopan, aulin, kafetin menstrual.
Pyetja e katërt
Përshendetje! Kam lindur dy femijë me operacion dhe doja të dija nëse tashmë mund te kem nje lindje normale? Fëmijet i kam 10 dhe 12 vjec. Tashmë jam 3 muajshe shtatzanë. Është e mundur dicka e tillë në Shqiperi?
Përgjigjja e Enriketa Kroi
Gjithmonë mund të provosh nje lindje vaginale pas nje lindje me operacion, edhe pse ka risk qe të hapet uterusi në vendin ku është kryer prerja e parë. Pas dy lindjesh me operacion rreziku do të ishte i madh, edhe pse pas shume vitesh.
Pyetja e pestë
Përshendetje doktoreshë! Te lutem mund të më thuash nese eshte e nevojshme të kryhet lindje me stimulim në javen e 40? Po më sugjerojne ta bej këtë por unë e di qe shtatzania shkon deri ne 42 javë. Si të veproj?
Përgjigjja e Enriketa Kroi
Në fakt sot protokollet janë të ndryshme. Nëse nje lindje nuk vjen brenda javes se 40-të atëhere përgjithesisht dicka nuk shkon per nje lindje vaginale. Ndaj fillon stimulimi për te bërë ‘ proven e lindjes vaginale ‘. Maximumi mund të pritet deri në 41 jave. Pas kesaj jave rritet shume mortaliteti fetal, ndaj pergjithesisht nuk pritet me.
Pyetja e gjashtë
Përshendetje dhe faleminderit per pergjigjet që na jepni! Jam nje nënë e nje fëmije 8 muajsh dhe jam serish shtatzanë. Doja të dija nëse mund t’ja vazhdoj t’ja jap gjirin? Ka ndonje problem për shtatzanine dhe femijët? Të pershendes!
Përgjigjja e Enriketa Kroi
Shpesh gruaja e merr vesh vonë qe ka ngelur shtatzane, ndërkohe që është në laktacion. Në fakt gjate ushqyerjes me gji rritet nje hormon I cili shkakton kontraksione të mitrës. Përgjithesisht rekomandohet nderprerja e gjirit ne momentin që kuptohet shtatzania.
Lexo edhe:
Pergjigjet e javes se kaluar nga mjekja Enriketa Kroi
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu