Disa ditë më parë filloi të qarkullonte në rrjetet sociale një video e tmerrshme e cila më pas tërhoqi edhe vëmendjen e gazetave më të famshme në vend si “Dailymail”, “Liverpoolecho”, etj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Liverpoolit dhe tregon një nënë e cila tërheq zvarrë në rrugë fëmijën e saj të lidhur me një litar. Dhe pse është duke u tërhequr përgjatë rrugës “Basnett” fëmija duket se nuk reagon dhe disa njerëz kanë spekuluar se mund të bëhet fjalë për një kukull. Personi që e publikoi videon në Twitter shkroi:
“Ajo ishte duke ecur dhe fëmija për një moment u rrëzua ndërsa nëna vazhdoi ta tërhiqte zvarrë për pak. Por gjithsesi fëmija dukej mirë, të kundërtën mund të them për kalimtarët të cilët u shqetësuan së tepërmi.”
Të gjthë në rrugë ishin të shokuar dhe duket se ajo skenë i kapi aq në befasi sa nuk dinin çfarë të bënin, ndërsa gruaja vazhdonte të ecte dhe shumë pak e kthente kokën për të parë fëmijën. Kjo video u shpërnda rreth 623 herë në mediat sociale dhe ngjalli një reagim shumë të ashpër nga ana e ndjekësve.
Me të drejtë reagojmë në mënyrën më të keqe të mundshme për nënën, dhe jo pa të drejtë reagojmë po aq keq edhe në drejtim të kalimtarëve. Si është e mundur që askush nuk ndërhyn për të shpëtuar fëmijën nga ajo nënë e keqe? Po! Marr guximin ta quaj nënë e keqe edhe pse jam vete nënë dhe nuk është fjala më e bukur që mund të nxjerr nga goja, por sinqerisht një nënë nuk e bën kurrë atë veprim me fëmijën e saj. Ashtu si disa shikues të videos edhe unë personalisht në momentin e parë që e pashë atë filmim mendova dhe shpresova të bëhej fjalë për një kukull, por gazetat britanike shprehen se nëna ka sjellë një argument që mund ta konsiderojmë goxha të guximshëm. Ajo është shprehur se fëmija është autik dhe për një moment ka refuzuar të ecë kështu ajo ka qënë e detyruar të bëjë atë veprim. Karrocë nuk ka ajo “nënë” që të mund të hipë fëmijën dhe të dalë e qetë në qytet? Ku janë shërbimet sociale? Ai fëmijë nuk meriton të trajtohet ashtu, asnjë fëmijë në botë qoftë autik, me sindromën down, rebel, normal, me rakitizëm, me probleme të theksuara mendore, askush!
Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë ngjarje? Si do të vepronit po të ishit kalimtarë të rastit gjatë asaj që po ndodhte? Personalisht do të kisha ndërhyrë pa e menduar dy herë!
Lexo edhe:
Perse femijet ne jetimore nuk qajne?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu