Si te sillemi para sulmeve te nje personi negativ?

0 0

Të gjithëve na ndodh që në jetën tonë të përballemi me sulmet e një personi negativ, të paktën negativ në atë që shpreh sepse “shpirtin” e tij gjithsesi nuk mund ta “shikojmë” përbrenda. Sulmet mund të jenë të vazhdueshme, dhe do të ishte mirë që këta persona të evitoheshin.

Por si duhet të veprojmë kur ai person është pjesë e familjes tonë, pra një person shumë i afërt?

Mos ju duket e pamundur?! Mund të ndodhë që edhe një person me të cilin jetoni të shfaqë negativitet drejt jush. Në këtë rast duhet të veproni:

  • Kuptoni nga ju vjen negativiteti. Pra janë të pakënaqur me jetën, punën e tyre, kanë mungesë vetëbesimi dhe kërkojnë të lëndojnë edhe të tjerët? Mbani mend se sjellja negative reflekton se si janë ata dhe jo si jeni ju.
  • Thjesht buzëqeshni dhe dilni nga dhoma nëse keni mundësi. Disa persona negativ e bëjnë këtë vetëm për t’ju provojnë që të reagoni keq. Pra e kane deshiren te bejne te tjeret te nxjerrin ne pah anen me te keqe te karakterit te tyre, edhe nese ai eshte teper i permbajtur.
  • I kërkoni t’ju thotë një gjë pozitive. Pasi të përfundojë se shprehuri negativitetin e tij, ju mund edhe t’i thoni “më thuaj ndonjë gjë të bukur që të ka ndodhur sot”.
  • Në disa raste ata mund të veprojnë, duke ju kujtuar një histori që ju lëndon apo ju bën të ndiheni fajtorë. Në këtë rast mund ta pyesni se përse është kaq i dhënë pas asaj historie që e kujton gjithmonë? Ndonjëherë duke hedhur atë si person në qendër të bisedës shërben për t’ju bërë të ndiheni më mirë. Pra qendra e bisedes nuk jeni ju por ai person. Ne momentin qe te sulmon qofte edhe duke te ironizuar, je ti ne qender te vemendjes por nese e kthen biseden duke vene ate ne qender atehere lehtesohesh disi.
  • Përpiquni të jeni entuziastë dhe të përqëndroheni tek energjitë tuaja. Pra tregoni pak vëmendje ndaj tyre sepse sa më pak vëmendje të kenë, aq më pak do të merren me ju.
  • Mos e analizoni pafund sjelljen e tyre. Personat negativ do të kenë sjellje të irrituar, dhe do të jetë harxhim kohe dhe energjie të kuptoni se përse e bëjnë. E bëjnë këtë sepse ashtu janë!
  • Veproni atje ku ja vlen. Pra jo të gjitha sulmet pa kuptim kanë nevojë për të marrë përgjigje. Në vend që të futeni në debat me këtë person, e injoroni.

Keni pasur persona negativë në jetën tuaj? Si jeni sjellë para sulmeve të tyre?

Lexo edhe:

Si te sillemi me vjehrren pas lindjes?

Perse ndryshon marredhenia me vjehrren pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X